E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, 35 milione leke shtese KQZ

Keshilli i Ministrave ne mbledhjen e djeshme ka vendosur per dhenien e nje fondi shtese per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, per te perballuar zgjedhjet e pjesshme qe do te zhvillohen shkurt ne komunen e Paskuqanit ne Tirane. Keshtu, sipas ketij vendimi, KQZ-se per vitin 2008, do t’i shtohet fondi prej 3500000 lekesh. Ky fond ndahet ne 1600000 leke, per paga e sigurime dhe 1900000 leke, per materiale e sherbime per mbulimin e shpenzimeve per zhvillimin, me 24 shkurt 2008, te zgjedhjeve te pjesshme, per kryetar komune, ne komunen Paskuqan, te Qarkut te Tiranes. Ky fond te perballohet nga fondi rezerve i Keshillit te Ministrave dhe ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per zbatimin e ketij vendimi. Deri me tani per keto zgjedhje kane paraqitur kandidatet PD dhe PS, te cilet jane miratuar nga ana e institucionit me te larte zgjedhor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›