E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS dergon ne ambasada raportin e KLSH

Prezenca nderkombetare e akredituar ne Tiranen zyrtare eshte njohur me nga afer me shkeljet e evidentuara ne raportin e fundit te Kontrollit te Larte te Shtetit, lidhur me rrugen Durres-Kukes. Ka qene Partia Socialiste, ajo e cila ka dorezuar kete raport te perkthyer ne anglisht ne te gjitha institucionet diplomatike ne vend. Keshtu, pas publikimit per disa dite me radhe te ketyre shkeljeve ne rrugen Durres-Kukes, selia roze ka preferuar te ndjeke dhe nje tjeter hap, e pikerisht ate te berjes me dije te perfaqesise diplomatike, qe operon ne vendin tone. I gjithe raporti i hartuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit eshte perkthyer ne gjuhen angleze, pikerisht per t’iu bere e njohur Komisionit Evropian, OSBE/ODHIR-it, ambasades amerikane, asaj gjermane e keshtu me radhe, per te gjithe nderkombetaret zyrtare ne Tirane. Madje, vec perkthimit, Partia Socialiste eshte kujdesur qe raporti me keto shkelje te shkoje ne keto perfaqesi diplomatike, jo nepermjet dergimit postar, por ai te shkonte ne destinacion dorazi, ne takimet e realizuara me kete rast. E kjo me qellim qe te sigurohej me se miri per marrjen e ketij dokumenti nga institucionet perkatese. Ne kete menyre, kampi roze, me sa duket, eshte i vendosur qe t’i shkoje deri ne fund kerkeses per penalizmin e te gjithe pergjegjesve, te cilat jane te implikuar ne aferat korruptive, sa i takon rruges Durres-Kukes.
O.XH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›