E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhuveli: Po reduktojme gazrat sere

Shqiperia po zbaton nje sere programesh dhe qeveria e saj po nxit investimet qe ndikojne ne reduktimin e gazrave sere. Deklarata eshte bere nga ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, Lufter Xhuveli, gjate punimeve te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, ne Nju Jork. Sesioni kishte temen, “Adresimi i ndryshimeve klimatike: Kombet e Bashkuara dhe bota ne veprim”. Ne fjalen e mbajtur ne Asamble, ministri Xhuveli ka theksuar se Shqiperia eshte e vendosur te permbushe te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga konventat globale te Kombeve te Bashkuara, sic jane Konventa e Ndryshimeve Klimatike dhe Protokolli i Kiotos.
Ministri Xhuveli evidentoi faktin se, ndonese mbart pak pergjegjesi per gjenerimet globale te gazrave, Shqiperia peson shumicen e pasojave mjedisore, sociale dhe ekonomike te shkaktuara nga ndryshimet klimatike. “Me gjithe gjurmen e vogel te karbonit qe ka si rrjedhoje e mbeshtetjes ne mase ne prodhimin e energjise nga burimet ujore, Shqiperia eshte nen ndikimin e ndjeshem te ndryshimeve klimatike, si dhe pjesa tjeter e botes me temperatura te larta, me me pak reshje dhe pasoja te tjera”, vuri ne dukje ministri. Ne kete pike, ai lajmeroi se Shqiperia po implementon nje sere programesh e aktivitetesh qe perpiqen te reduktojne emetimin e gazrave sere, adaptimin me pasojat negative te ndryshimeve klimatike si dhe te aftesoje mekanizmat e financimit te karbonit nen koordinimin dhe mbeshtetjen e ofruar nga Programi i Kombeve te Bashkuara per Zhvillimin-UNDP.
"Programi "One UN", te cilin qeveria shqiptare e ka perqafuar vullnetarisht, ofron mundesi te reja per te adresuar ndermjet te tjerash edhe problemet globale te mjedisit dhe ne menyre specifike ate te ndryshimeve klimatike nepermjet aplikimit te menyrave dhe rrugeve te reja te bashkepunimit”, eshte shprehur ministri Xhuveli. Gjate punimeve te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, ministri Xhuveli eshte takuar edhe me Sekretarin e Pergjithshem Ban Ki-Mun, i cili ka vleresuar politikat e ndermarra nga Qeveria shqiptare per energjine e rinovueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›