E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nisme per heqjen e gjobes 15%”

Levizja Socialiste per Integrim ndermerr nje nisme ligjore per piken 2 ne ligjin “Per procedurat Tatimore te Republikes se Shqiperise”. Kjo pike ka te beje me bizneset private, te cilat jane te detyruara te paguajne ne vend gjoben ne masen prej 15%, pa pritur apelimin dhe vendimin e Gjykates. Kryetari i Grupit kuvendor te LSI-se, Pellumb Xhufi, gjate nje komunikimi me mediat beri me dije se “LSI ka marre nje nisme ligjore qe synon riamendimin e nenit 43 te ligjit “Per procedurat tatimore te Republikes se Shqiperise” qe ka si qellim heqjen e pikes 2 te ketij neni”. Sipas tij, kjo iniciative se shpejti do te kaloje ne parlament, pasi aktualisht LSI eshte ne fazen e mbledhjes se firmave. Por, nderkohe, duke shprehur bindjen se nje nisme e tille do te gjeje mbeshtetje, Xhufi deklaroi se, “duke gjetur konsensusin brenda grupeve parlamentare, kemi bindjen se do te bejme te mundur shfuqizimin e kesaj pike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›