E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini Organet shteterore te ruajne sigurine e publikut

Reagon ministri i Jashtem italian

Roma zyrtare reagoi dje ne kuader te tensionimit te situates politike ne Shqiperi. Permes nje deklarate per shtyp ministri i Jashtem italian Franko Fratini thekson se organet shteterore duhet te zhvillojne detyrimet e tyre per te garantuar nje proces zgjedhor te paanshem. Ngjarjet e ketyre diteve ne te cilat jemi deshmitare na cojne te shpresojme se organet shteterore pergjegjese per kryerjen e duhur te procesit zgjedhor te zhvillojne detyren e tyre me efikasitet dhe paanshmeri thekson Fratini. Sipas tij duhet qe organet shteterore te angazhohen me qellim qe siguria e publikut ne territorin shqiptar te jete e respektuar dhe e garantuar. Sipas tij Italia gjithmone ka mbeshtetur procesin politik demokratik qe ka cuar Shqiperine ne rrugen e integrimit europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›