Mbledhja e OSBE, Meta nis viziten ne Athine
Numri dy i qeverise shqiptare do te jete sot ne Athine, ku pritet te demonstroje dhe njehere qendrimin e qeverise shqiptare dhe mazhorances qeverisese, per ndershmerine dhe ligjshmerine e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit te ketij viti. Keshtu, zv/kryeministri Ilir Meta, njeheresh shefi i diplomacise shqiptare, do te zhvilloje nje vizite zyrtare dy ditore ne Greqi ne datat 1dhe 2 dhjetor, me ftese te kryetarit te radhes se OSBE, Jorgos Papandreu, njeheresh kryeminister i ri i vendit. Meta eshte ftuar te marre pjese ne mbledhjen e radhes se asamblese parlamentare te OSBE-se, kryesimin e se ciles deri ne fund te ketij viti e ka Greqia. Nderkohe, gjate qendrimit te tij dyditor ne Athine, Meta pritet te kete nje takim me homologun e tij grek, njeheresh kryeminister, Jorgo Papandreu. Pritet qe ne mbledhjen e radhes se ketij organizmi te OSBE, ministri i Jashtem shqiptar te flase dhe per situaten politike ne vend, duke evidentuar dhe ligjshmerine e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te ketij viti, si te certifikuara jo vetem nga institucionet legjitime shqiptare, por dhe ato nderkombetare. Cka eshte perkthyer dhe ne mbeshtetjen qe Shqiperia ka marre per statusin e vendit kandidat ne BE dhe liberalizimin e vizave. Ne takimin me kryeministrin grek, Papandreu pritet qe te diskutohet dhe ne lidhje me protestat e opozites per hapjen e kutive te votimit. Duke shfrytezuar dhe faktin se Papandreu eshte president i Internacionales Socialiste, Meta pritet te kerkoje nga ai qe te ndikoje tek Rama, per t'u terhequr nga bojkoti dhe per te hyre ne Kuvend.