E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack e Fajon Dialog per statusin

 Rikthimi i opozitës në parlament dhe mundësia e bashkëpunimit me maxhorancën nuk ka mbetur jashtë vemendjes së Parlamentit Evropian. Përfaqësues të tij natyrishte cilësojnë një kohë të humbur dy vjetët e ngërcit politik, por theksojnë se tashmë palët duhet të punojnë për zbatimin e axhendës europiane. Mesazhet i janë adresuar politikës shqiptare nga eurodeputetet Doris Pack dhe Tanja Fajon. 
Kjo e fundit e pyetur për  raport progresin që  Komisionit Evropian do të publikojë më  12 tetor  për Shqipërinë, thekson se mund  të ketë lajme të mira për statusin nëse palet tregojnë pjekuri në dialogun mes tyre. 

“Kurrë nuk është vonë për të bërë mirë. Nëse tani ata fillojnë bashkëpunimin, kjo tregon korrigjim dhe kjo është gjë e mirë. Nëse ata nuk do të fillonin tani, atëherë kjo do të ishte dikça e çuditshme, por ata nuk janë aq të papërgjeshem. Ata e kanë kuptuar që nëse duan të  mbështeten nga Bashkimi Europian dhe Komuniteti Ndërkombëtar duhet të kryejnë detyrën për të cilën janë zgjedhur nga populli. Për mua, ky është një fillim i ri, pse jo një epokë e re dhe të dyja palët duhet të fillojnë tani të zbatojnë axhendën evropiane”- tha Pack.

“Per Shqipërine dihet se deri tani ka pasur shumë shqetësime. Tani shpresoj se dialogu në Parlamentin shqiptar, vendi i punes per deputetët e zgjedhur me vote nga populli, do të ndihmojë për të përshpejtuar integrimin evropian të Shqipërisë. Nuk dua te bej spekulimese si do të jetë progres-raporti i Komisionit Evropian te ketij viti. Kjo është detyra e Komisiont Evropian. Parlamenti Europian vezhgon e ndihmon politikanët e Shqipërise. Nëse Shqipëria tregon pjekuri me dialogun politik, mund të ketë lajme pozitive, por kjo është përgjegjësiae politikanëve dhe duhet të presim frutet e asaj qe bejne”- tha Fajon.

Një ditë më parë ishte Eduard Kukan kreu i delegacionit  për Europën Juglindore në Parlamentin Europian që adresoi thirrje politikës së Tiranës që të bashkëpunojnë për reformat që kërkon afrimi i Shqipërisë në Bashkimin  Europian, duke përshëndetur së pari rikthimin e deputetëve të majtë në aktivitetin parlamentar. 

Gjovalin Kola Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 07 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›