Fratini i konfirmon Metës: Vizat, çështje muajsh
Autori i Lajmit: Redaksia
Gjatë Ministerialit të Nismës së Evropës Qendrore (NEQ), që u mbajt dje në Bukuresht, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta u takua edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Franko Fratini. Gjatë takimit me Metën, Fratini vlerësoi progresin e arritur prej Shqipërisë në përmbushjen e kërkesave për liberalizimin e vizave dhe rikonfirmoi mbështetjen e Italisë për reformat që Qeveria shqiptare ka ndërmarrë në kuadër të integrimit të saj evropian. Ministri Fratini i shprehu zëvendëskryeministrit Meta vullnetin e Qeverisë italiane për ta parë Ballkanin Perëndimor si pjesë të Bashkimit Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shprehu bindjen se vendimi për lëvizjen pa viza të qytetarëve shqiptarë në hapësirën Shengen të Bashkimit Evropian se është çështje muajsh dhe ai do të merret shumë shpejt gjatë vitit që vjen. Kreu i diplomacisë shqiptare e siguroi Fratinin për vendosmërinë e Qeverisë shqiptare për të përmbushur të gjitha kërkesat për liberalizimin e vizave dhe i shprehu atij mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme që Italia vazhdon t’i japë Shqipërisë në të gjitha proceset integruese. Fratini, gjatë fjalës së tij në këtë Ministerial, theksoi rëndësinë e rilançimit të Nismës së Evropës Qendrore, me objektivin e favorizimit të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian për ato vende anëtare të Nismës që ndodhen ende jashtë tij, nga Shqipëria në Kroaci, nga Serbia në Bosnje-Hercegovinë e në Mal të Zi. Ky ishte mesazhi që Ministri Fratini përcolli në Bukuresht gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të NEQ-it. Meta ishte pjesë e këtij takimi i cili mbahet në përfundim të presidencës rumune të kësaj nisme, nën moton “Mbështetje për të ardhmen e përbashkët evropiane, duke u përballur me sfidat aktuale”. Punimet e këtij Ministeriali përkojnë me 20 vjetorin e krijimit të NEQ-it, ndaj dhe ministrat e jashtëm në ndërhyrjet e tyre u ndalën në arritjet e shënuara gjatë këtyre dy dekadave, veçanërisht në kuadër të integrimit evropian të vendeve anëtare. Në fjalën e tij në këtë takim, Meta evidentoi dinamikën e bashkëpunimit në kuadër të NEQ-it, duke veçuar rëndësinë e përafrimit të vendeve të Nismës që ende nuk janë anëtarë të BE-së, me strukturat e Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër ai u ndal në progresin e realizuar nga Shqipëria në procesin e integrimit në BE, duke e vënë theksin në arritjen e standardeve të kërkuara, përfshirë këtu edhe kërkesat e përmbushura për liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Gjithashtu ai vuri në dukje se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO ishte një ngjarje shumë e rëndësishme, jo vetëm për këto vende, por edhe për mbarë rajonin. Për sa u takon zhvillimeve në rajon, Meta vlerësoi pavarësinë e Kosovës si një zhvillim të rëndësishëm për stabilitetin rajonal. Në këtë kuadër ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në proceset e integrimit në institucionet evropiane dhe euroatlantike si dhe në mekanizmat e bashkëpunimit rajonal. Nisma e Evropës Qendrore(NEQ) bashkon vendet dhe institucionet e tyre në frymën e një bashkëpunimi rajonal pragmatik dhe fleksibël. Ideja për këtë bashkëpunim shumëpalësh mori formën e saj zyrtare në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Italisë, Austrisë, ish-Jugosllavisë e Hungarisë, në Budapest më 11 nëntor 1989. Objektivi i nismës është thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit, në fushën politike, ekonomike e më gjerë, duke kontribuar në këtë mënyrë në sigurimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndërmjet tyre.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2009