“Robert Enke u vetvra sepse vuante nga depresioni”
Autori i Lajmit: Redaksia
Hanover - Portieri i kombëtares gjermane dhe i Hannover-it, Robert Enke (vrau veten dy ditë më parë pasi u hodh në shinat e trenit), vuante prej kohësh nga depresioni. Shkaqet e zgjedhjes tragjike të Enke-s u pohuan dje gjatë një konference për shtyp (të organizuar nga klubi i Hannover-it) ku mori pjesë e veja, Teresa dhe psikoterapisti Valentin Markser(që kuronte Enke-n prej kohësh). Gjatë konferencës për shtyp dëshmia e Teresa-s ishte mjaft prekëse. E veja e Robert-it tregoi se Enke kishte rënë në depresion që pas dështimit të tij në karrierën futbollistike (në Barcelonë dhe Stamboll): “Kur ishte në një fazë akute të depresionit ne kemi kaluar momente shumë të vështira, pasi Robert-it i mungonte shpresa”. Robert Enke i ishte drejtuar një specialisti që në vitin 2003, dhe pas disa muajve të gjithë e dinin se kishte kaluar momentin më kritik. Por kohët e fundit portieri gjerman kishte rënë përsëri në depresion. Robert Enke vuante nga një infeksion bakterial dhe për këtë arsye ai për shuma muaj nuk kishte zbritur në tapetin e blertë: “Futbolli për të ishte gjithçka – tha Teresa Enke - tani ai i druhej faktit se do të qëndronte gjatë larg fushës për shkak të depresionit. Ai kishte frikë se mos humbte edhe vajzën tonë të vogël të adoptuar, Leila. Ai mendonte se kur ajo të kuptonte që kishte një baba të sëmurë nga depresioni do ta braktiste atë”. Më pas Teresa shtoi se ka bërë të pamundurën për t’i qëndruar pranë të shoqit. Më tej ajo pranoi se shpesh herë i kishte thënë Robert-it që futbolli nuk është gjithçka në jetë.
Letra
Doktori Markser theksoi se Enke shpesh herë kishte refuzuar që të shtrohej në një klinikë të specializur. Markser tha se Enke në letrën që kishte lënë në makinën e tij pak minuta përpara se të vetëvritej i kërkonte falje “të gjithë atyre personave që kishte gënjyer me qëllim që të çonte në fund planin e vetëvrasjes”.
Anulohet miqësorja
Kombëtarja e Gjermanisë anuloi miqësoren ndërkombëtare të ditës së shtunë kundër Kilit. Presidenti i Federatës Gjermane, Theo Zvanziger tha se kishte diskutuar me lojtarët në lidhje me situatën e krijuar. “Lojtatrët më thanë se nuk ishin në gjendje të luanin të shtunën. Veçanërisht Michael Ballack, i cili e njeh Enke-n qysh kur ai ishte 13 vjeç. Po kështu edhe Per Mertesacker ishte i prekur shumë”. Ndeshja kundër Bregut të Fildishtë, e programuar për më 18 nëntor do të luhet sipas axhendës.
Tërhiqet numri 1
Vdekja e portierit të Kombëtares gjermane, Robert Enke, i ka trishtuar shumë tifozët e Hannover 96. Qindra njerëz u mblodhën në stadiumin “AVD Arena” në Hannover dhe ndezën qirinj në kujtim të lojtarit. Shumë fansa vendosën pranë lojtarit të dashur qirinj, shalle dhe bluza. Uebsajti i klubit të Hannover paraqiste një faqe të zezë me mbishkrimin “Ne jemi të trishtuar për Robert Enke”. Pas vdekjes së Enkes, 32 vjeç, bluza me numër 1 do të hiqet nga qarkullimi. Lajmin e bëri të ditur presidenti i klubit, Martin Kind. “Dhe qielli po qan”, - tha Andre Schneider. Të shokuar ishin edhe shokët e ekipit të Enkes, Altin Lala, Mike Hanke, Sergio Pinto, Arndold Bruggink. Në ndeshjen e fundit të Enke-s, Hanover barazoi 2-2 me Hamburg-un.
Policia konfirmon, ishte vetëvrasje
Vetëvrasja e portierit të Hanover-it dhe kombëtares gjermane Robert Enke ka shokuar gjithë futbollin dhe tifozët në Gjermani. Policia, dje, bëri të ditur rrjedhën e ngjarjes: Enke ditën e martë nuk u kthye në shtëpi. I ndieri, pasi kishte parkuar makinën e tij tip Mercedes fuoristradë pranë stacionit të trenit të Elvese-së (që ndodhet pak kilometra nga shtëpia e tij në qytezën e Empede-së, pranë Hannover-it), kishte ecur pak metra duke u drejtuar kështu drejt shinave të trenit që nga Bremeni shkonte drejt Hannover-it. Autoritetet lokale njoftuan se trupin e pajetë të Enke-s e gjetën rreth orës 18:47. E përjavshmja “Fokus”, në 2003-in, kishte publikuar një frazë të Enke-s ku ishte shprehur se “përpara se të kalosh në një gjendje jo të lumtur, është mirë t’i japësh fund”. Thënia e gjermanit tanimë duket si një paralajmërim që i ka bërë ai të afërmve të tij. Enke dhe gruaja e tij Theresa, në 2006 kishin humbur vajzën e tyre të vogël Lara (2 vjeçe). Vajza e tyre mësohet se vdiq pas një sëmundje të pakurushme në zemër, pasi kishte kaluar një kalvar operacionesh që nuk mundën dot ta shpëtonin. Më pas, në maj, çifti kishte adoptuar një vajzë, që tani është tetë muajshe, Leila. Me sa duket dhimbja për humbjen e vajzës së parë duket se nuk ishte zhdukur. Këtë fakt e tregon edhe vetë vendi ku vendosi të vetëvritej Enke: “Në një distancë të vogël nga vendi ku është varrosur e vogla Lara”.
Ngushëllimet
Thomas Bach, presidenti i Komitetit Olimik Gjerman, e konsideroi vdekjen e Robert Enke si diçka shumë tragjike. “Enke kishte treguar gjithmonë cilësi njerëzore. Kjo e bën edhe më tragjike vdekjen e tij”, - tha Bach. Ndërsa Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i shkruajti një letër ngushëllimi vejushës Enke, duke i qëndruar pranë në këtë moment të vështirë. Legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, tha pas vdekjes tragjike të Robert Enke: “Jam pafundësisht i trishtuar. Kur dikush merr një lajm të tillë, të gjitha problemet e tjera të duken të vogla”. Kampionia e Europës, FC Barcelona është e shokuar nga vdekja e Robert Enke. Gjigantët spanjollë në kujtim të Enkes mbajtën një minutë heshtje përparq ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Cultural Leonesa (5:0). Enke ka luajtur gjatë karrierës së së tij, nga viti 2002 deri në vitin 2004 për Barcelonën. “Robert ishte një pjesë e këtij ekipi”, - tha trajneri i Barcelonës, Josep Guardiola. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta: “E kam njohur personalisht. Ishre një lojtar korrekt dhe shumë profesionist”. Klubi italian AC Milan i shprehu ngushëllimet e rastit dhe u bashkua me dhimbjen që ka goditur familjen Enke. Milani ka luajtur në janarin e këtij viti një miqësore kundër Hannover 96 në Hanover, ku në portë ishte pikërisht Enke.
Ky lajm është publikuar: 12/11/2009