“Pravda”: “Shqipëria, shkaku i konflikt Kinë-BS”
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Moskë, 7 janar, 1963 – Gazeta komuniste e Partisë, “Pravda” botoi pa doreza, të plotë, debatin e Bashkimit Sovjetik me Kinën e Kuqe, duke e quajtur për herë të parë direkt regjimin e Pekinit si mbështetës të “pikëpamjeve dogmatike dhe ndarëse” brenda bllokut komunist. “Pravda” në një editorial prej 2 faqesh, mbrojti doktrinën sovjetike të bashkekzistencës paqësore dhe dënoi me ashpërsi qasjen e “fortë” të Kinës Komuniste ndaj politikave të botës. Sulmi shënoi herën e parë që sovjetikët bënë hapa pas, duke iu referuar kinezëve në mënyrë indirekte ose duke lejuar të tjerët që t’i përmendnin me emër. Vëzhguesit perëndimorë thanë se editoriali i “Pravda”-s me sa duket ishte një pikë e rëndësishme kthese në luftën kinezo-sovjetike. “Eksponenti më i sinqertë i këtyre pikëpamjeve dogmatike dhe ndarëse, të cilat janë thellësisht armiqësore ndaj leninizmit, është udhëheqja e lartë e Partisë së Punës së Shqipërisë, (Partisë Komuniste), - shkruante editoriali. Në kongresin e 22-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe më pas dhe në kongreset e Partive Komuniste në Bullgari, Hungari, Itali dhe Çekosllovaki, delegacioni i Partisë Komuniste të Kinës argumentoi se ishte një gabim të kritikoje hapur linjën e udhëheqësve shqiptarë dhe u përpoq që të shfaqte përgjegjësitë vëllazërore të partive ndaj dallimeve që ishin ngritur. “Por të ngresh pretendime të tilla do të thotë të shkosh kundër fakteve të pakontestueshme, të shfajësosh apo të ngarkosh me përgjegjësi ata që kanë luftuar në linjën e përbashkët të partive marksist-leniniste”, - shkruante “Pravda”. Editoriali me titull “Na Lejoni Të Forcojmë Unitetin e Lëvizjes Komuniste për Fitoren e Paqjes dhe Socializmit”, - thoshte se politika e “bashkekzistencës paqësore” e kampit “socialist”, ishte një forcë e rëndësishme që i mblidhte popujt e botës rreth kauzës komuniste. Ai thoshte se kongreset e fundit të partive në Evropë kishin treguar bindshëm rezultatet e dobishme të “zbatimit të palëkundur të linjës strategjike dhe taktike të lëvizjes ndërkombëtare komuniste”. “Gjëja kryesore që u kërkohet komunistëve është besnikëria sipas modelit leninist dhe kohezioni në radhët e tyre”, - vazhdonte më tej editoriali. Fatkeqësisht, pikëpamjet janë të shpërndara në radhët e lëvizjes ndërkombëtare komuniste, të cilat janë drejtuar kundër një numri të rëndësishëm propozimesh të marksizëm-leninizmit dhe janë projektuar për të minuar kohezionin e partive vëllazërore”. Editoriali nënvizoi veprimet gjoja ndarëse të udhëheqësve të komunistëve shqiptarë, duke u kthyer në kohë në vitin 1960 në takimin e 81 partive komuniste botërore në Moskë. Ai thoshte se Partia Komuniste Sovjetike i kishte shkruar Partisë së Punës së Shqipërisë më 13 gusht 1960, ku i kërkonte një takim të çfarëdo niveli dhe kohe, (në çdo kohë që për ju është e përshtatshme) për t’u përpjekur që të arrinin të zgjidhnin dallimet mes tyre. Kjo në fakt, iu shtua një oferte të bërë nga Kryeministri dhe Sekretari i Parë, Nikita S. Hrushov, i cili ishte përpjekur personalisht që të negocionte një paqe të mundshme. Por editoriali tha se shqiptarët i kishin “refuzuar të gjitha propozimet e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Sovjetike për të normalizuar situatën”.
Përplasjet në Kongresin XXII
Kryeministri kinez, Çu En Lai, hodhi shigjeta thumbuese drejt Sekretarit të Parë të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Nikita S. Hrushov, dhe sulmoi Presidentin amerikan, Xhon Kenedi, përpara një takimi me udhëheqësit komunistë. “Presidenti Kenedi tund degën e ullirit, por ai është më keq sesa paraardhësit e tij”, - tha numri dy i Partisë Komuniste Kineze. Çu En Lai e bëri një deklaratë të tillë përpara ish-presidentëve amerikanë, Herri S. Truman dhe Duajt D. Ajzenauer. Çu fajësoi zotin Kenedi për shqetësimet e fundit në Berlin, Kubë dhe Laos. Raportet e takimeve të ditës në Kongresin e 22-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik u bënë publike. Ato thoshin se Çu En Lai nisi një fushatë mbrojtjeje për komunistët shqiptarë përpara sulmeve të hidhura të Hrushovit për vendin e vogël në Adriatik dhe më pas u sfidua menjëherë nga udhëheqësit e tjerë sovjetikë. Në një pikë në shkëmbimi i ashpër i replikave në debatin për Shqipërinë, tregoi se ndarja mes Bashkimit Sovjetik dhe Kinës së Kuqe nuk ishte shëruar plotësisht. Hrushovi tregoi shembullin e 4.500 delegatëve të partisë, të cilët duhet të ndërprisnin duartrokitjet për Çunë. Çuja shprehu konsideratat e tij për programin e brendshëm dhe politikën e jashtme të Bashkimit Sovjetik, megjithatë ai e bëri këtë pas një sërë kontradiktash të panumërta të kampit komunist në fund të fjalimit të tij. Çuja dhe Hrushovi shtrënguan duart përpara të pranishmëve, të cilët e duartrokitën fort këtë gjest. Por çështja ishte ende shumë larg një zgjidhjeje të mundshme. Menjëherë pas kësaj, udhëheqësit e partisë komuniste, Vladislav Gomulka i Polonisë dhe ai i Francës, Moris Torez, sulmuan Shqipërinë përpara mbrojtjes që i bëri Çu En Lai. Ato u pasuan nga sulmet e Presidentit sovjetik, Leonid Brezhnjev, i cili tregoi se mbrojtja e Shqipërisë ishte njëlloj si një sulm ndaj Hrushovit. “Askush nuk mund të flasë pa shqetësim dhe panik për veprimtarinë e udhëheqësve shqiptarë, të cilët kohët e fundit kanë gërryer themelet e miqësisë mes dy vendeve...”, - e citoi të thoshte agjencia e lajmeve “Tass”. “Ne mund ta themi me besim të plotë se gjithçka është bërë nga partia sovjetike, Komiteti Qendror i saj dhe Hrushovi personalisht, në mënyrë që marrëdhëniet sovjeto-shqiptare të merrnin një tjetër dimension dhe forcë”, - shtoi Presidenti i BS-së. Për dy ditë me radhë, Çu En Lai kishte refuzuar me gjakftohtësi për t’iu bashkangjitur duartrokitjeve për sulmet mbi të ashtuquajturin grupi antipartiak dhe Shqipërinë, e cila preferon llojin e komunizmit më shumë ushtarak të përqafuar nga Kina e Kuqe. Më pas, në përfundim të mbledhjes së ditës, pasi u nxorën jashtë gazetarët perëndimorë, Çu En Lai u ngrit të fliste. Në një përgjigjeje që kishte si objektiv Hrushovin, Çu e renditi Shqipërinë si një nga vendet vëllazërore të komunizmit. “Kina është mike me të gjitha vendet e tjera socialiste”, - tha Kryeministri kinez, duke shtuar se kjo miqësi përfshin vendet nga Koreja e Veriut deri në Gjermaninë Lindore, nga Vietnami Verior deri në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 12/11/2009