E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ: Vizat, Qeveria angazhim intensive për hapat e mbetur

Autori i Lajmit: Redaksia
Ministria e Punëve të Jashtme ka përshëndetur miratimin që u bë në Parlamentin Evropian të raportit të eurodeputetes Tanja Fajon, në lidhje me liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Kjo rezolutë dhe deklarata që e bashkëshoqëroi atë në emër të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, e pranuar edhe nga Komisioni Evropian, është një mbështetje e fuqishme për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin”, - tha zëdhënësi i MPJ-së, Ralf Gjoni. Ai shtoi se propozimi për përfshirjen e menjëhershme të Shqipërisë në aneksin e dytë të vendeve të cilave nuk u nevojitet vizë për në BE, sapo ajo të përmbushë detyrimet e mbetura, dëshmon për përkrahjen e gjerë dhe të fuqishme që gëzon vendi ynë për të realizuar lëvizjen pa viza të qytetarëve dhe për të avancuar bindshëm në rrugëtimin tonë evropian pa vonesa. Gjoni garantoi se Qeveria shqiptare do të përmbyllë me sukses dhe pa humbur kohë të gjitha detyrimet e mbetura në këtë proces. “Angazhimi ynë do të vazhdojë të jetë po kaq intensiv në çdo etapë të marrëdhënies tonë me Bashkimin Evropian”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 12/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›