E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reinfeld: “Të enjten tjetër mësojmë emrin e Presidentit”

Autori i Lajmit: Redaksia
“Presidenti i parë i BE-së do të zgjidhet më 19 nëntor dhe pothuajse me siguri ai do të jetë një ish ose kryesues aktual i një qeverie”, - deklaroi kryeministri i Suedisë, Frederik Reinfeldt. Në intervistën dhënë gazetës Financial Times, Reinfeldt, i cili po kryeson procesin për emërimin e presidentit, zbuloi se vendimi do të merret të enjten e ardhshme, gjatë takimit të presidentëve dhe të kryeministrave të 27 shteteve anëtare të BE-së, i cili do të zhvillohet në Bruksel. Presidenca është një prej dy funksioneve të reja të larta të unionit, të cilat BE-ja i ka krijuar, për të ushtruar në mënyrë më efektive ndikimin e vet në arenën ndërkombëtare dhe për të përmirësuar procedurat politike. Funksioni tjetër është ai i përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme, i cili do të ketë kompetenca të shtuara. Zyrtarët qeveritarë në kryeqytetet e BE-së kanë theksuar se gara për këto dy funksione mbetet e hapur, por si kandidat i fuqishëm për funksionin e presidencës mbetet kryeministri i Belgjikës, Herman Von Rompuy, i cili ka sinjalizuar gatishmërinë e tij për të mbuluar këtë funksion. Reinfeldt, shteti i të cilit është kryesues i radhës i BE-së, theksoi se ai do të përshpejtojë këtë javë konsultimet me udhëheqësit e BE-së. “Deri me tani, nuk kam pyetur askënd nëse dëshiron të jetë kandidat apo jo dhe nuk do ta bëjë këtë derisa të mos kemi një shumicë të qartë, e cila do të mbështetë kandidaturën e ndonjë kandidati të caktuar. Kemi një situatë të tendosur, me kryeministra dhe individë tjerë, të cilët tashmë ushtrojnë funksione. Unë duhet të jem i sigurt, para se të pyes ata se a dëshirojnë të jenë kandidat”, - tha Reinfeldt. Megjithatë, ai bëri të qartë se kandidati që do të emërohet pothuajse me siguri do të jetë një politikan, i cili ka përvojë në kryesimin e qeverisë. “Është e qartë se kemi një grup të ngushtë të kandidatëve, kryesisht ish apo kryeministra aktualë”, - tha Reinfeldt. Kryeministri i Britanisë, Gordon Braun, gjatë javës nënvizoi përkrahjen për Tony Blairin, si kandidat të mundshëm për president të unionit. Zyrtarët britanikë kanë theksuar se mungesa e konsensusit për kandidatët alternativë nënkupton se ish-kryeministri i Britanisë, për të cilin më herët u theksua se gjasat e tij janë zbehur dukshëm, është rikthyer në garë. Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Miliband, i ka thënë miqve të tij se ai dëshiron të mbetet i angazhuar në politikën e Britanisë, ku ai konsiderohet si pasardhës i mundshëm i Braunit dhe se nuk e synon funksionin e përfaqësuesit të BE-së për politikë të jashtme. Reinfeldt duhet të sigurojë një kompromis delikat ndërmjet 27 shteteve anëtare të BE-së, për mbulimin e funksionit të presidentit dhe të përfaqësuesit për politikë të jashtme. Ai theksoi se ka biseduar me pothuajse të gjithë 27 udhëheqësit e shteteve anëtare të unionit. “Jam shumë afër kompletimit të rrethit të parë të konsultimeve. Pas kësaj, do të filloj rrethin e dytë, ku do të fillojë punën për gjetjen e një kompromisi”, - nënvizoi Reinfeldt.

Kryeministri belg

Rompuy mbetet favoriti kryesor

Zyrtarët qeveritarë në kryeqytetet e BE-së kanë theksuar se gara për këto dy funksione mbetet e hapur, por si kandidat i fuqishëm për funksionin e presidencës mbetet kryeministri i Belgjikës, Herman Von Rompuy, i cili ka sinjalizuar gatishmërinë e tij për të mbuluar këtë funksion. Reinfeldt, shteti i të cilit është kryesues i radhës i BE-së, theksoi se ai do të përshpejtojë këtë javë konsultimet me udhëheqësit e BE-së. “Deri me tani, nuk kam pyetur askënd nëse dëshiron të jetë kandidat apo jo dhe nuk do ta bëjë këtë derisa të mos kemi një shumicë të qartë, e cila do të mbështetë kandidaturën e ndonjë kandidati të caktuar.
Ky lajm është publikuar: 12/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›