Fratini ne Tirane nxitje per procesin e integrimit

Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Lambrinidis do të vizitojnë të hënën Tiranën zyrtare. Në axhendën e dy diplomatëve të huaj përfshihen takime me spektrin e lartë politik dhe institucional.
Qëllimi i vizitës së tyre është nxitja e aktorëve politik shqiptarë të punojnë së bashku për procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Gjatë vizitës së nesërme në Tiranë, Fratini dhe Lambrinidis do të takohen me Presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, ministrin e punëve të jashtme, Edmond Haxhinasto dhe kryetarin e opozitës, Edi Rama.
Albanian Screen