Perkrah Amerikes deklarata e ministrise se jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme në 10-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit i qëndron në krahë SHBA në luftën kundër terrorizmit. Ministria e Jashtme nëpërmjet deklaratës së saj, konfirmon se Shqipëria do të vazhdojë të mbetet në linjën e parë në përmbushjen me përkushtim të angazhimeve të saj përkrah aleatëve dhe partnerëve të NATO-s për të realizuar me sukses luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe garantimin e paqes dhe sigurisë në botë.