E Diel, 1 Nëntor 2026

Perpjekje te kota Gjinushi Opozita mos te jape konsensus

Janë të kota përpjekjet e opozitës për të dhënë konsensus për reformat integruese të vendit. Me këtë bindje kryetari i socialdemokratëve Skënder Gjinushi, kundërshton si të gabuar qëndrimin e ri të socialistëve për të bashkëpunuar për plotësimin e rekomandimeve të BE për statusin e kandidatit.

"12 rekomandimet kanë rënë tashmë, ishin detyrë për këtë vit dhe këto u shkelën pikërisht pasi u kthye opozita në kuvend. 12 rekomandimet, janë shkelur nuk janë plotësuar vetëm për faj të pushtetit. Është korrupsioni që ska të bëjë me bojkotin opozitar, janë shkjeljet kushtetuese, vjedhje e votës. Opozita nuk mund të marr mbi vete gjëra që nuk i takojnë", tha Gjinushi.

Gjinushi thotë se pavarësisht se me një qëndrim të ndryshëm nga PS, ai do të vijojë të jetë pjesë e tyrezës opozitare. "Partia Socialdemokrate vlerëson se opozita nuk është në rrugën e duhur, ka një dispropocion mes qëndrimeve të pozitës dhe opozitës. Kemi një pozitë që bëhet gjithjë e më agresive, dhe kemi një opozitë që bëhet gjithnjë e më e butë. Sa më të rënda bëhen zullumet, skandalet, aferrat korruptive të qeverisë, aq më të moderuara bëhen rrugëzgjidhjet e ofruara nga opozita", tha ai.

Ndryshe nga aleatët e tjerë të së majtës që po kërkojnë me insistim nga PS ndryshimin e sistemit zgjedhor nga proporcional-rajonal në atë kombëtar, Gjinushi nuk e sheh këtë proces shterues për problematikën që paraqesin zgjedhjet në Shqipëri. Ai thotë se standardet mungojnë në këtë proces për shkak të moszbatimit të ligjit dhe jo hartimit të tij.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›