E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demi i administrates 17.3 mln dollare gjate 2010

17.3 milion dollare dem ekonomik eshte shkaktuar nga administrata shteterore gjate vitit 2010. Kjo vlere e konsiderueshme e konstatuar nga Avokatura e Shtetit, eshte shkaktuar kryesisht per shkak te gabimeve te administartes shteterore,kryesisht ne fushen e Tatimeve, Dogana, AKKP. Por ne disa raste per shkak te aplikimit te ligjit te njohur si “Firma e Drejtorit”, i cili i jepte te drejte titullarit të prishte vendimet e meparshme ne AKKP dhe Hipoteke. Ndonese u  rrezua nga Gjykata Kushtetuese,ai ka lene pas nje fature ekonomike per tu shlyer.

"Dëmi i parandaluar në total është në vlerën 3 miliardë e 216 milionë lekë, ndërsa dëmi i shkaktuar 1 miliardë e 733 milionë. Këto janë humbje, cështjet e humbura, si rezultat i sjelljes, veprimtarisë së administratës shtetërore, sa i përket nxjerrjes, prodhimit të akteve të ndryshme dhe kjo konstatohet nga ana e tatimeve, doganave ", thotë Ledina Mandia, avokate e pergjithshme e shtetit.

Avokatja e Shtetit, ne intervisten per “AS”, sqaroi se pas konsultimeve te avokatures eshte bere e mundur te parandalohet nje dem ekonomik rreth 32 milion Dollare. Ajo kerkon perfshirjen e avokatures se shtetit jo vetem ne konsultimet e kontratave por ne te gjitha fazat,deri ne procedurat e tenderimit.

"Të gjitha institucionet që në vijim të mos konsultohen thjesht draft kontratat po të përfshijne avokatin e shtetit në cdo proces të tenderimit, apo edhe në proceset e tjera të negocimeve gjatë lidhjes së një kontrate administrative, po ashtu dhe të konsultimit në përgjithësi të të gjitha projekt akteve në mënyrë që të kemi parandalim të dëmit që mund të shkaktohet në të ardhmen si rezultat i moskonsultimit me avokatin e shtetit. Konsultimi i kotratave është e drejtë ekskluzive e avokatit të shtetit, gjë e cila parandalon  në cdo kohë një gjyq të ardhshëm që mund të shkaktojë një dëm të madh financiar për interesat pasurore të shtetit shqiptar", vijon Mandia.

Qe prej vitit 2009, te gjitha institucionet shteterore jane te detyruar te konsultojne veprimtarine e tyre ligjore me avokaturen e pergjithshme te shtetit,per te parandaluar jo vetem demin ekonomik, por edhe per te njehsuar procedurat ne administraten shteterore.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›