Frattini: E tmerrshme sesi Edi Rama punon kunder Shqiperise Eva Gjura
"Eshte e tmerrshme, e tmerrshme. Kryeministri Berisha ka nje kundershtar si Rama, qe gjithmone punon jo vetem kunder kryeministrit, por, fatkeqesisht, edhe kunder Shqiperise. Ky eshte nje problem i madh. E ka demtuar vendin tuaj". Kjo deklarate e forte eshte bere dje nga ish-ministri i Jashtem i Italise, Franco Frattini, gjate takimit qe ka zhvilluar me kryeministrin Berisha, i cili ndodhet ne Marseje te Frances, ku po mbahet kongresi i XX i PPE-se. Ish-ministri i Jashtem italian nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryetarit te opozites shqiptare, Edi Rama, ne lidhje me politiken e ndjekur prej tij, e cila me shume sesa kryeministrin e vendit dhe kundershtarin politik, po demton shqiptaret. Ish-zyrtari i larte italian eshte bere te ditur gjate bisedes me kryeministrin Berisha se ky qendrim i Rames eshte nje problem i madh dhe nuk e ndihmon Shqiperine ne rrugen qe ajo po ndjek per integrimin e vendit. Duke u ndalur te zhvillimet me te fundit ne Shqiperi, ish-ministri i Jashtem i Italise ka vleresuar progresin e dukshem te bera nga Shqiperia ne realizmin e reformave kryesore ne vend, me qellim plotesimin e standardeve per t'u bere pjese e BE-se. "Shqiperia ka bere nje progres te dukshem ne realizimin e reformave dhe te zbatimit te atyre reformave qe ka premtuar te realizoje. Une mendoj se i rendesishem, ketej e tutje, eshte vazhdimi i zbatimit te planit te reformave. Mendoj se Shqiperia meriton besimin e Bashkimit Evropian", eshte shprehur Frattini. Duke vene theksin te bashkepunimi politik mes mazhorances dhe opozites, Frattini ka nenvizuar faktin se "eshte shume e rendesishme per Shqiperine bashkepunimi politik mes grupeve kryesore politike, te cilat ndihmojne qe te funksionoje dhe Parlamenti dhe kjo eshte gjeja e duhur, qe do te ndihmoje Shqiperine ne integrimin evropian". "Forcat politike,- deklaron Frattini,- duhet te bashkepunojne me njera-tjetren dhe bashkepunimi do t'ju sjelle edhe suksesin e integrimit dhe duhet te mbahet parasysh fakti se integrimi eshte ne interesin e te gjitha paleve". Sipas ish-ministrit te jashtem, Italia ka qene dhe mbetet nje mbeshtetese e plote e integrimit te Shqiperise. "Ne po presim raportin perfundimtar, por Shqiperia e meriton qe te jete sa me shpejt nje anetare e BE-se me te drejta te plota", tha Frattini. Gjithashtu, pro integrimit te Shqiperise ne BE eshte shprehur edhe eurodeputeti italian Luca Volonte, i cili ka deklaruar se per realizmin e ketij hapi duhet edhe bashkepunimi i opozites, ndaj ai ka kerkuar nga opozita shqiptare qe te marre pjese aktive ne Parlament per realizimin e reformave. "Shqiperia po punon shume mire vitet e fundit. Ajo duhet te vazhdoje ne kete drejtim dhe jam shume i kenaqur qe partia opozitare po merr pjese aktive ne reformat qe kerkojne 3/5-at e votave ne Parlament. Mundesia qe te diskutohen dhe te behen reforma te reja nuk eshte vetem ne doren e PD-se dhe te kryeministrit Berisha, por edhe te PS-se", tha Volonte, i cili shtoi se opozita duhet te tregohet e pergjegjshme ndaj kombit te vet. "Shpresoj qe kjo qasje e re e opozites, pergjegjshmeria e saj ndaj kombit, duhet te vazhdoje edhe ne ardhmen dhe ne kete drejtim Shqiperia mund te kete shanset qe te mund te behet anetare e BE-se. Konsensusi eshte kyc per integrimin evropian dhe per procesin e monitorimit nga Keshilli i Evropes. Shpresa jone e perbashket eshte qe Parlamenti te punoje shpejt ne kete drejtim", tha Volonte.