Frattini: Ka skepticizëm për aplikimin e Shqipërisë, por do të ndërhyj që gjërat të ecin përparaNga TemaMinistri i Jashtëm italian, Franco Frattini, tha dje se ka skepticizëm ndaj shqyrtimit të aplikimit për në BE, por theksoi se një gjë e tillë do t
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Frattini: Ka skepticizëm për aplikimin e Shqipërisë, por do të ndërhyj që gjërat të ecin përparaNga TemaMinistri i Jashtëm italian, Franco Frattini, tha dje se ka skepticizëm ndaj shqyrtimit të aplikimit për në BE, por theksoi se një gjë e tillë do të ndodhë sa më shpejt, falë ndihmës që do të japë edhe ai. Frattini foli gjatë një konference për shtyp së bashku me homologun shqiptar, Ilir Meta, që ndodhet për vizitë në Itali.
“Ne folëm për aplikimin për anëtarësim në BE, të paraqitur nga Shqipëria së fundmi, dhe përsërita se të hënën e ardhshme, në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm në Luksemburg do të diskutoj përsëri transmetimin e shpejtë të aplikimit Departamentit përgjegjës të Komisionit Evropian për të filluar procedurat, të cilat shpresojmë të çojnë në njohjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. E di shumë mirë se ka pak skepticizëm të një numri të kufizuar të vendeve anëtare për arsye të tranzicioneve politike të brendshme, në mënyrë të veçantë Gjermania, e cila po kërkon pak më shumë kohë, derisa të krijohet qeveria e saj. Por unë jam i bindur se vendimi për t’i transmetuar dosjen Komisionit Evropian nuk është një vendim politik. Ky vendim duhet të merret tani në nivel teknik dhe të zbatohet nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE. Unë e kam ngritur zërin me Presidencën dhe shpresoj shumë që mendimi im të ndiqet nga shumica e vendeve anëtare të BE”, - tha Frattini.
Edhe pse, siç e theksoi ai, problemi është teknik, sërish aplikimi i Shqipërisë ka ngecur.
Por Frattini foli edhe për liberalizimin e vizave duke thënë se Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Ishte Frattini që deklaroi në Tiranë se Shqipëria do lëvizë shumë shpejt pa viza, por e ndryshoi deklaratën, sapo u largua nga këtu e la të nënshkruara një sërë marrëveshjesh të dyshimta në fushën e energjisë së bashku me kryeministrin e tij.
“Ne folëm edhe për regjimin e lirë të vizave, për të cilin unë mendoj se Shqipëria po bën një progres shumë të dukshëm në lidhje me sigurinë e dokumentacionit, pasaportat biometrike, kontrollin e kufijve të saj të jashtëm. Këtë çështje e kam shumë për zemër, pasi, siç e dini, unë e kam lançuar procesin e liberalizimit të regjimit të vizave me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, kur isha në rolin e zv/presidentit të Komisionit Evropian. Dhe tani ky proces duhet të përfundojë. Shqipëria po i afrohet përmbushjes së të gjitha standardeve të kërkuara teknike për të pasur një regjim të lirë vizash. Italia do të kundërshtojë gjithsesi zgjidhje që do ta linin Shqipërinë pas”, - tha Fratini.