Pagesa për tunelin, qeveria nuk e mohon, as nuk e pohon. Turqit vendosin trarëtNga TemaZyrtarët e qeverisë shqiptare nuk kanë preferuar që të japin një përgjigje direkt në lidhje me lajmin se kalimi në tunelin e Kalimashit do të bëhet me pagesë. De
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Pagesa për tunelin, qeveria nuk e mohon, as nuk e pohon. Turqit vendosin trarëtNga TemaZyrtarët e qeverisë shqiptare nuk kanë preferuar që të japin një përgjigje direkt në lidhje me lajmin se kalimi në tunelin e Kalimashit do të bëhet me pagesë.
Deputeti Florion Mima, dikur zëvendësministër i Financave, ka deklaruar se nuk mund të vendosen tarifa në një rrugë që është bërë me taksat e qytetarëve. Ndërsa zëvendësministri Sherefedin Shehu nuk e ka mohuar një mundësi të tillë.
Nga ana tjetër, një kompani turke është duke përgatitur infrastrukturën për të marrë pagesat nga udhëtarët që përdorin rrugën. Bëhet fjalë për kompaninë “Savronik”. Duket se kjo marrëveshje është bërë fakt i kryer dhe po mbahet në heshtje nga qeveria jonë.
Tarifat e përcaktuara për të kaluar tunelin janë 200 lekë të reja për makinat e vogla, 500 lekë për furgonët e pasagjerëve dhe 1000 lekë të reja për autobusët dhe kamionët që do kalojnë tunelin.
Momentalisht në të dy tunelet po kryhen punime, ndërsa firma ka deklaruar se në fund të majit që vjen ata do të jenë të dy të gatshëm për të kaluar udhëtarët.
Ndoshta njëri prej tyre mund të bëhet i kalueshëm brenda këtij viti.
Qeveria shqiptare harxhoi më shumë se 1.2 miliardë euro në këtë vepër, e cila ende nuk ka përfunduar. Fakti që kaq shumë pará janë derdhur në këtë rrugë bën që qytetarët të irritohen, kur mësojnë se duhet të paguajnë sërish për të kaluar në tunelin që e kanë ndërtuar me paratë e tyre.