“Skandali qeveritar në dhënien e koncesioneve”
28/04/2010 Denoncimi i Gjiknurit
Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri, denoncoi dje në emër të kësaj partie skandalet korruptive që kanë muaj që po zhvillohen në Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës, në lidhje me procedurat e dhënies së koncesioneve. “Ka mbi 5 muaj që procedurat e dhënies së koncesioneve nuk i nënshtrohen asnjë kontrolli në lidhje me zbatimin e ligjit, pasi nuk ka asnjë autoritet që të shqyrtojë ankesat në lidhje me procedurat e dhënies së koncesioneve. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të ligjit të koncesioneve, të miratuara me ligjin nr. 10157, datë 15.10.2009, kompetenca e shqyrtimit të ankimeve nga Agjencia e Prokurimit Publik i ka kaluar një autoriteti pranë Kryeministrit, të quajtur Agjencia e Koncesioneve, por që edhe sot e kësaj dite nuk është ngritur ende”, vlerësoi Gjiknuri. Po në këtë linjë, ai shtoi se “absurditetit i shtohet edhe fakti që gjatë kësaj periudhe Ministria e Ekonomisë ka vazhduar dhënien e koncesioneve, pavarësisht se nuk ka asnjë organ shtetëror të ngritur për të mbikëqyrur këto procedura duke i hapur shteg abuzimit”. Sipas tij, ky është një rast flagrant i nëpërkëmbjes së ligjit në një nga fushat më të spikatura të korrupsionit qeveritar, atë të dhënies së koncesioneve.