E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: “Mundësi e re koncesioni për Ramën”

28/04/2010 Reagimi ndaj deklaratës së KiE-së

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, përshëndeti dje deklaratën e fundit të Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, thelbi i së cilës ishte zgjidhje e situatës politike në Shqipëri përmes Komisionit të Venecias. Sipas saj, ndërkombëtarët i dhanë si një mundësi tjetër koncesioni Edi Ramës, për të hetuar transparencën e procesit zgjedhor. “Është një deklaratë që është në të mirën e Shqipërisë, që kërkon që opozita të jetë pjesë e punimeve parlamentare dhe në të gjitha detyrimet që jep mandati i tyre në shërbim të popullit. Uroj që ta lexojnë me sinqeritet, siç është për t’u lexuar, se kujt i drejtohet, individualisht me një thirrje të qartë, me një thirrje dashamirëse vetëm në të mirë të shqiptarëve, të Shqipërisë, të procesit të liberalizimit të vizave dhe të proceseve të tjera të integrimit të vendit tonë në BE”, theksoi Topalli. Duke nënvizuar se Shqipëria është në pritje të vendimeve të mëdha, që kanë lidhje me ngjarje të jashtëzakonshme dhe me aspiratën shumë shekullore të vendit tonë, ajo deklaroi se është rasti që partia më e madhe opozitare t’i përgjigjet kësaj aspirate të kombit shqiptar, të votuesve të tyre dhe të prirjes për të cilën 96 % e shqiptarëve e kërkojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›