ILDKP do të hedhë shortin për zgjedhjen e 4 % zyrtarëve
28/04/2010 Kontrolli i pasurive
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, me qëllim uljen e korrupsionit dhe forcimin e transparencës në sektorin publik, do të hedhë nesër shortin për përzgjedhur zyrtarët, deklaratat e të cilëve të pasurive do të kalojnë në kontroll të plotë. Përmes një njoftimi për mediat, ky institucion ka njoftuar se ILDKP-ja, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e USAID-it, do të organizojë aktivitetin e dytë vjetor “ILDKP me dyer të hapura”, në ambientet e Inspektoratit të Lartë, më 29 prill. “ILDKP-ja synon uljen e korrupsionit dhe forcimin e transparencës në sektorin publik, dhe në mbështetje të këtij qëllimi ka kompetencë ligjore të kontrollojë deklaratat e interesave private të nëpunësve publikë, me qëllim konstatimin e konfliktit të interesave. Pjesë e politikave tona është informimi i publikut për rolin e ILDKP-së në luftën kundër korrupsionit. Për këtë qëllim ftohen qytetarët, media, shoqëria civile dhe përfaqësues të biznesit të marrin pjesë në hedhjen e shortit për përzgjedhjen e zyrtarëve, për të cilët do të ushtrohet kontroll i plotë”, thuhet në këtë njoftim. Sipas axhendës së përcaktuar, punimet do të nisin në 09 30 me përshëndetjen e inspektorit të përgjithshëm Adriatik Llalla dhe më pas fjalën e tij. Ai do të ndiqet nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Xhon Uidhers, i cili gjithashtu do të mbajë një fjalim 10-minutësh. Pas fjalimeve do të nisë edhe procedura e shortit.