“Qeveria vazhdon të fshehë krizën ekonomike”
28/04/2010 Akuza e PS
“Qeveria e Sali Berishës vazhdon të mbajë fshehur të vërtetat për situatën ekonomike të vendit, ashtu si mbahet i fshehur në kutitë e Ruzhdijes vullneti politik i shqiptarëve më 28 qershor 2009. Që prej një jave Ministria e Financave duhet të kishte bërë publike situatën fiskale të tremujorit të parë 2010-ës”. Kjo është akuza më e fundit e ardhur dje nga kampi rozë në adresë të Qeverisë “Berisha”. Ishte deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, ai i cili gjatë një deklarate për shtyp argumentoi lidhur me një qëndrim të tillë të selisë rozë. “Edhe pse shpenzimet janë rritur më pak se 1 %, pra shumë më pak se inflacioni, deficiti buxhetor është 38 milionë dollarë në tre muajt e parë të vitit. Sali Berisha nuk mund t’i mashtrojë më shqiptarët, që i vuajnë në kurrizin e tyre pasojat e krizës ekonomike ku e ka zhytur vendin Qeveria e tij, që, pasi vodhi votat, po vjedh tani edhe punësimin, mirëqenien dhe të ardhmen e shqiptarëve”, vlerësoi Beqja. Për këtë arsye, deputeti socialist u bëri thirrje qytetarëve që “tashmë, kur mbeten 3 ditë nga protesta e 30 prillit, në bulevardin e Tiranës të gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës sonë deri në largimin e kësaj Qeverie, që nuk punon për shqiptarët, por sundon për pasurimin e një kaste pushtetarësh”.