Frattini e Lambrinidis afat Berishes deri ne dhjetor Ska kohe per te humbur
Ministrat e Jashtem te Greqise dhe Italise i kane dhene Tiranes zyrtare dhe opozites afat deri ne muajin nentor per te zbatuar kushtet drakoniane te Bashkimit Europian perndryshe vendimi i Brukselit ne muajin dhjetor do te jete me shume se ngelje ne klase por ka gjasa edhe nje pezullim i procesit te integrimit.
Brenda kesaj periudhe misioni diplomatik i perbere nga ministrat e Jashtem te Italise dhe Greqise perkatesisht Franco Frattini dhe Stavros Lambrinidis kane bere publike nje pakete kushtesh qe nis me reformen ne Parlament reformen zgjedhore zgjedhjen e krereve te institucioneve dhe sipas gjasave mund te preke edhe zgjedhjen e Presidentit te Republikes ne vitin 2012. Ne nje konference per shtyp te mbajtur dje ne Tirane pas takimeve me drejtuesit me te larte te vendit tone te derguarit e BE-se deklaruan se mazhoranca dhe opozita duhet te bashkoheshin per nje pakt kombetar per integrimin e vendit. Franco Frattini dhe Stravros Lambrinidis te shoqeruar nga drejtuesi i misionit te Komisionit Europian ne vendin tone Ettore Sequi i nisen fjalet e tyre me thirrjet se Shqiperia eshte ne nje faze kritike dhe nuk ka me kohe per te humbur. Ata u munduan te theksonin idene se vertet ishin ne Shqiperi ne emer te Bashkimit Europian por brenda kesaj vizite ekzistonte perkujdesja e dy vendeve fqinje si Italia dhe Greqia te cilat donin me te miren per fqinjin e tyre i cili aktualisht gjendej jashte shinave te integrimit europian. Shqiperia ka nevoje te beje nje pakt kombetar per Europen dhe une besoj se eshte e mundur. Ky pakt politik nuk do te diktohet prej nesh por nga shqiptaret. Nese ndodh sigurisht Shqiperia ka nje shans vertet te rendesishem te jete anetare e Bashkimit Europian ishte mesazhi kyc qe dy ministrat percollen dhe qe u artikulua nga ai i Italise Franco Frattini. Ne kete kuader ata theksuan shpresen qe ekzistonte per sa i perket progresit qe palet do te bejne ne permbushje te 12 detyrimeve te KE-se. Uroj qe muajt e ardhshem te kemi nje rezultat konkret deklaroi Lambrinidis ne fjalen e tij. Por ndonese optimizmit te shprehur se gjate muajve te ardhshem vendi do te perparonte per sa i perket integrimit dy ministrat e Jashtem te BE-se u shprehen se ata nuk jepnin garanci se si do te ishte toni vleresues i Europes pergjate ngjarjeve te ndodhura kete vit ne Shqiperi. Ne nuk mund te japim garanci sesi do te jete progres-raporti i tetorit per Shqiperine por ne mund te themi qe nese gjeret ecin atehere vendimin per rrugen europiane te Shqiperise mund ta marrim edhe ne dhjetor gjate mbledhjes se Keshillit te Ministrave te BE-se deklaroi Frattini i pyetur mbi shanset e Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat ne BE gjate tetorit te ketij vitit. Ne rast se do te kete veprime konkrete atehere rezultatet pritet te jene negative ne te gjitha provimet qe ka per te kaluar vendi yne. Ndonese ministri i Jashtem grek Lambrinidis theksoi se rruga per te arritur Bashkimin Europian ishte e veshtire dhe e mundimshme ai shtoi se rendesi ne kete proces kishte fakti se rregullat jane te njejta per te gjithe. Ska garanci per asnje shtet ne kete proces por nje gje eshte e garantuar qe kriteret jane te njejta dhe njesoj te veshtira per te gjitha vendet. Komisioni Europian do te ndjeke me shume vemendje permbushjen e kritereve por ka ardhur koha qe te levizni me ngut perpara. Te gjithe jane njesoj te rendesishem por mund ta filloni me me kryesoret theksoi Lambrinidis.
Te dy ministrat e Jashtem kerkuan qe puna per reformat e perbashketa te niste nga reforma zgjedhore dhe 52 prioritetet qe OSBE/ODIHR i ka lene politikes shqiptare per te kryer. Perpara se dy ministrat te jepnin konferencen e perbashket per shtyp ata zhvilluan takime me Kryeministrin Berisha ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto Presidentin e Republikes Bamir Topi dhe kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama.
Franco Frattini
Fatkeqesisht ne kemi lene pas nje vit te humbur. Dhe tashme duhet qe te fitojme nga ajo kohe qe kemi humbur. Interesi kombetar i shqiptareve eshte qe ata te behen pjese e familjes europiane. Ajo qe ne do te vleresojme do te jene hapat konkrete rezultatet konkrete pa te cilat nuk mund te pritet asgje pozitive ne raport-progresin e ardhshem te Komisionit Europian. Shqiperia ka nevoje per nje pakt per integrimin ashtu si beri per procesin e integrimit ne NATO. Ky pakt mendoj se nuk duhet te diktohet nga ne por nga vete shqiptaret. Nese kjo ndodh atehere une shpresoj ashtu sic shpreson edhe kolegu im Lambrinidis vendi do te behet shume me shpejt anetar i BE-se.
Stavros Lambrinidis
Mesazhi qe ju percjellim eshte se ka ardhur koha per nje bashkim kombetar ne rrugen europiane te Shqiperise. Ne kete proces determinant mbetet plotesimi i 12 prioriteteve te njohura. Reforma elektorale reformat e tjera nga Parlamenti respektimi i te drejtave te njeriut dhe minoriteteve ceshtjet qe lidhen me forcimin e luftes kunder krimit te organizuar dhe nxitjen e transparences funksionimi ne menyre normale i Parlamentit perbejne pjese te ketyre prioriteteve te rendesishme. Ashtu sic ka rendesi hartimi i ligjeve te pershtatshme dhe te garantohet zbatimi i tyre. Ne ne BE mendojme se Shqiperia i ka te gjitha kapacitetet dhe mundesite per plotesimin e rekomandimeve te kerkuara.