E Shtunë, 31 Tetor 2026

Negociatat e veshtira me Berishen. Rama kerkon marreveshje per kreun e KLSH-se dhe guvernatorin

Te fshehtat Prapaskenat e bisedimeve me dyer te mbyllura

Te derguarit speciale te Bashkimit Europian per krizen shqiptare Franco Frattini dhe Stavros Lambrinidis i kane kerkuar Kryeministrit Sali Berisha qe duhet te rikthehet ekuilibri institucional ne vend te jepen sinjale te qarta ne luften ndaj krimit e korrupsionit dhe ne vecanti te zgjidhen kreret e institucioneve ne menyre te rregullt dhe me procedure konsensuale. Takimi i Frattini-t dhe Lambrinidis me Berishen mesohet se ka zgjatur nje ore e gjysme me shume se parashikimi. Burime diplomatike bene te ditur se dueti diplomatik i BE-se nuk ka arritur te marre ate qe kerkonte nga kreu i qeverise shqiptare. Kreu i qeverise ka bere te ditur se asnje koncesion nuk do ti jape opozites ne menyre jashteligjore por ishte i hapur te diskutonte ne lidhje me reformen zgjedhore dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Nderkaq ne takimin qe Frattini dhe Lambrinidis ka zhvilluar me delegacionin socialist te kryesuar nga kryetari Edi Rama eshte folur per qendrimin e opozites ne lidhje me arritjen e nje pakti kombetar. Rama mesohet se u ka deklaruar ministrave te Jashtem te Italise dhe Greqise se nuk kerkonte asnje pazar ne lidhje me emrat e drejtuesve te institucioneve te larta si Kontrolli i Larte i Shtetit Banka e Shqiperise. Ne menyre specifike Rama i ka bere te ditur se pozicioni i opozites ishte se nuk kishte probleme per emrat qe do te propozoheshin vetem qe ata te zgjidheshin sipas procedurave parlamentare me marreveshje paraprake mes mazhorances dhe opozites si dhe te mos lincohen nga Berisha propozimet qe do te beje Presidenti i Republikes sic ka ndodhur deri tani me kandidatet per Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese. Diten e sotme pritet qe dy ministrat te zhvillojne nje takim me shefen e diplomacise se Bashkimit Europian Catherine Ashton ku te raportojne per misionin special ne Tirane e me pas do te hartohet nje raport qe do tu dergohet edhe keshillit te ministrave te Jashtem te Bashkimit Europian. Nderkaq ambasadori i BE-se ne Tirane Ettore Sequi bashke me koleget e tij ambasadore te Italise dhe Greqise do te ndjekin me vemendje zbatimin e porosive te lena nga dy kryediplomatet. Sipas afatit te lene diten e djeshme brenda muajit shtator do te duhet te zgjidhet me konsensus kreu i institucionit te pare qe kerkon 3/5-at i cili perben edhe proven per funksionimin e nje dialogu mes mazhorances dhe opozites. Behet fjale per Avokatin e Popullit ku do te shikohet tendenca e funksionimit te nje marredhenieje. Ne fakt mazhoranca ka bere te ditur se eshte gati qe opozita te propozoje nje perfaqesues te vetin ne kete institucion. Po ashtu afat deri ne fund te muajit eshte lene ngritja e komisionit te perbashket per reformen zgjedhore ne menyre qe te arrihet nje konsensus i shpejte per zbatimin e 52 rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it. Per kete eshte vene edhe gatishmeria e asistences nga ekspertet e ODIHR-it qe zbarkojne sot ne Tirane si dhe nga Komisioni i Venecias i cili do te hartoje opinionin per zgjedhjet e 8 majit pas kerkeses se sekretarit te pergjithshem te KiE-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›