E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi:E kemi gati rezolutën. Berisha: Të nisë hapi i parë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi ka reaguar menjëherë pas kërkesës së kryeministrit Berisha që opozita të bashkëpunojë për integrimin. Duke foluar në seancën plenare Ruçi theksoi se opozita e ka bërë gati rezolutën për integrimin muaj më parë dhe ka ofruar kontributin e saj dhe vullnetin politik.

"Ja ku e keni opozitën dhe rezolutën e saj dhe aty keni implementimin e 12 pikave që kërkon Brukseli për Shqipërinë", u shpreh Ruçi duke shtuar se opozita është në parlament për të siguruar standardet evropiane që Shqipëria ta meritojë ftesën e statusit kandidat.

Ai ka theksuar gjithashtu se opozita nuk do të bëhet asnjëherë garniturë e qeverisë por do të angazhohet që vendi ynë ta meritojë anëtarësimin në Bashkimin Europian.
 

“Opozita është për ta parë krizën ekonomike në sy dhe ky është angazhimi i saj. Opozita nuk është garniturë e pushtetit, nuk është opozita që ti hedh hi sy Bruskelit por kërkon të plotësohen kriteret në mënyrë që Shqipëria ta meritojë anëtarëim” ka theksuar Ruçi. Ai ka shtuar më tej se nëse mazhoranca kërkon kontriburin e opozitës atëherë ajo nuk do të ketë asnjë alternativë të kompromentojë rolin e saj.
 

Menjëherë ka reaguar sërish kryeministri Berisha i cili ka theksuar ai kërkoi nga opozita që të nisë hapi i parë i cili është kërkuar edhe nga dy ministrat e jashtëm të BE-së. “Unë kërkova dy tre gjëra që u shpallën publikisht, por kjo duhet të nisë me hapin e parë. Urdhëroni të hedhim hapat e para dhe unë nuk them që ky është procesi përfundimtar” ka shtuar Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›