E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia e LDK-së caktoi bartësit e grupeve punuese përgatitore

Mbështetur në vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, sipas së cilit janë themeluar katër grupe punuese përgatitore, të cilat do të përgatisin dokumentet strategjike për të ardhmen e LDK-së, si dhe në autorizimin që ky këshill i ka dhënë kryesisë së LDK-së për të caktuar përbërjen e grupeve punuese, kryesia e LDK-së caktoi të mërkurën bartësit e tyre.

Bartës i Grupit për platformën politike të zgjedhjeve është zgjedhur Eqrem Kryeziu. Në krye të grupit për plotësim-ndryshime të statutit të LDK-së Nekibe Kelmendi, ndërsa grupin për Programin politik dhe zhvillim të LDK-së do ta udhëheqë Sabri Hamiti. Bartës i grupit për Projektin politik të LDK-së për qeverisje Isa Mustafa.

Bartësit e grupeve dhe kryesia e LDK-së do të punojnë në përcaktimin e përbërjes së grupeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›