E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frederik Jorgaqi, takimi me Trapatonin

Elbasan - Keshilli bashkiak dhe Bashkia e Elbasanit i ka dorezuar dje familjes Jorgaqi titullin "Qytetar Nderi" per Frederik Jorgaqin, ish-futbollistin dhe trajnerin kampion. Ne kete ceremoni merrnin pjese familjare, te aferm, miq dhe shoke te te mbiquajturit "Lashi".
Ne fjalen e mbajtur me kete rast, kryetari i Bashkise se Elbasanit, Qazim Sejdini, u shpreh se "Frederik Jorgaqi ishte njeriu qe dha kontribute te vyera per futbollin e qytetit te Elbasanit dhe gjithe Shqiperise, njeriu qe nuk i perkiste vetem ketij qyteti, por mbare vendit, njeriu qe luajti jo vetem per Elbasanin, por edhe per Partizanin, per Shkodren, per ekipin kombetar. Ai u dha gjalleri te vecante sportive ketij qyteti, ishte ambasador i futbollit te tij, trajner qe e shpalli per here te pare kampion Elbasanin, qe la mbresa te pashlyera tek te gjithe brezat. Eshte nder per kete keshill bashkiak, qe ne kete takim t'i jape bashkeshortes titullin e nderuar".
Kryetari i keshillit bashkiak ne Elbasan, Bujar Kllogjri, u shpreh se i mbiquajtur "Lashi" ishte legjende e futbollit elbasanas dhe atij shqiptar. Per te gjitha vlerat, keshilli bashkiak i dha titullin "Qytetar Nderi", me motivacionin "Futbollist dhe trajner i dalluar i klubit te futbollit te Elbasanit per 30 vjet radhazi, me kontribut te shquar ne rritjen cilesore te futbollit Elbasanit dhe Shqiperise". Titullin e ka marre bashkeshortja e Frederik Jorgaqit, Sllavica Jorgaqi. Ajo ka falenderuar ne menyre te vecante te gjithe miqte dhe shoket e tij, te cilet sic u shpreh ajo, i qendruan prane edhe ne castet e fundit te jetes, edhe pse ai ishte larg tyre. "Ai nuk u ndje i vetmuar asnjehere dhe kjo e gezonte pa mase", u shpreh bashkeshortja.
Ne emer te presidences se KF Elbasanit ka pershendetur Ilir Bejtja. Mes te tjerash, Bejtja u shpreh se Frederik Jorgaqi ishte nje shembull frymezimi, ishte nje strateg futbolli dhe ne si klub jemi te lumtur qe keshilli bashkiak e nderoi me titullin e larte. Ai ishte shok dhe familjar i mire, njeri me vlera te jashtezakonshme. Trajneri kampion eshte pershendetur edhe nga miqte e tij ne Tirane.
Nje pershendetje e vecante i ka ardhur "Lashit" edhe nga Shyqyri Nimani, pedagog ne universitetin e Prishtines ne Kosove. "Mua me kujtohet ndeshja Shqiperi-Gjermani ne vitin 1967, kur ai ishte perballe Bekenbauerit. Ndeshja ishte shume e forte dhe perfundoi me rezultatin zero me zero. Ishte nje takim emocionues, i cili mbajti ne peshe te gjithe stadiumin. Gjermanet nuk munden te fitonin me ekipin shqiptar, edhe pse kishin ne perberje futbolliste te njohur ne mbare boten".
Bashkeshortja e Frederik Jorgaqit, kosovarja Sllavica Jorgaqi, tregon castet me te bukura qe kaloi Frederiku kur takoi trajnerin e madh italian, Trapatonin. "Jemi larguar ne fillim te viteve 90 per ne Itali. Me pare ikem ne, dhe me pas erdhi edhe Frederiku. Punuan ne pune te ndryshme. Me pas Fredit i ofruan pune tek nje ekip i te rinjve ne afersi te Milanos. Por ai nuk e perballonte dot edhe punen, edhe stervitjen. Me shume mundim sistemuam jeten tone ne Milano. Dhe kur menduam se ishim shume te lumtur, iu shfaq semundja e pasherueshme. Ai u semur ne tetor te vitit te kaluar, pikerisht ne kohen e ditelindjes se tij. Dhe vdiq pas nje viti, ne te njejten kohe. U munduam me te gjitha per t'i shpetuar jeten, por ishte e pamundur. Gezimi me i madh i tij ka qene kur takoi Trapatonin, trajnerin e madh italian dhe nje nga trajneret me te njohur ne bote. Ka qene data 5 janar e ketij viti, kur Trapatoni vendosi te takohej me Fredin. Me kujtohet si tani. Takimi ishte lene rreth ores 15.30. Ne ishim pak me vonese. Fredi me thoshte: "Po shpejt moj grua, se e di kush po na pret". U lumturua pa mase kur takoi trajnerin italian. Biseduan miqesisht bashke. Me kujtohet se njeri nga shoqeruesit nisi te behej "xheloz" kur mesoi se Fredi kishte arritur te shpallte kampion kombetar nje ekip shqiptar. Ai me tha: "Mos ka ndermend te lidhe ndonje kontrate Trapatoni me burrin tuaj". Une i thashe se "jo thjesht eshte nje takim miqesor, pasi bashkeshorti e ka vleresuar mbi te gjithe trajneret Trapatonin". Me pas ngritem nje dolli dhe beme disa fotografi. Fredi nuk e hiqte nga mendja kete takim. Ishte krenar qe kishte realizuar nje enderr tjeter, ate te casteve miqesore me idhullin e tij. Por nuk mbaroi me kaq. Trapatoni i dergoi edhe kartoline urimi. Ai e cilesonte Fredin shokun e tij. Ne i zmadhuam fotot dhe i vendosem kudo ne dhomen e Fredit. Per fat te keq semundja nuk u ndal, megjithese mendoj se takimi me trajnerin italian i beri mire. M'u duk se i shtoi disa muaj jete. Ne tetor u nda pergjithmone, per te qene perhere mes nesh".
Frederik Jorgaqi lindi ne vitin 1942. Luajti per Partizanin, Shkodren, Elbasanin dhe ekipin kombetar. Me pas u be trajner i Elbasanit. Ishte trajneri i pare qe arriti te shpalle Elbasanin kampion ne futboll ne sezonin 1983-84. Ishte nje specialist i shquar futbolli dhe nje shembull frymezimi per te gjithe sportistet. Frederik Jorgaqi eshte fiksuar ne historine e Elbasanit.
Marinela Kasemaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›