E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje liber per femijet mbi Lalen & Co

Altin Lala dhe koleget e tij te Hanoverit jane bere personazhet e nje libri per femije botuar nga shtepia "Leuenhagen & Paris". Libri doli ne drite tani perpara Krishtlindjeve dhe eshte ne vazhdim te serive te meparshme qe jane shitur ne nivelin e 5000 copeve. Libri me titullin "Gustavi perpara nje tjeter porte", ka ne perberje aventura me futbolliste te "AVD-Arenes" si dhe aventura nga kafshet e kopshtit zoologjik te qytetit. Ne liber, ne fund, qe te gjithe personazhet jane fitues dhe aventurat ndihmojne femijet qe te edukohen sa me mire.
Altini, pergatitorja e janarit ne Tenerife
Hanoveri do te nise pergatitjet per gjysmen e dyte te sezonit qe me 5 janar, ndersa me 7 skuadra e te kuqve do te udhetoje per ne Tenerife te Spanjes, ku do te qendroje 1 jave. Secili futbollist ka marre me vete, ne pushime, programin stervitor te perpiluar nga trajneri Heking ku parashikohet edhe nje turne ne Realeho. Ne gjysmefinale, Hanoveri do luaje me Grasshopersin nga Cyrihu, ndersa gjysmefinalja tjeter do jete mes Rapidit te Vjenes dhe Hertes se Berlinit.
Presidenti Kind e vlereson si te suksesshem vitin 2007, ne te cilin skuadra mblodhi 51 pike (27 ne fazen e dyte te sezonit te kaluar dhe 24 kete sezon), duke e quajtur si "rritje te vazhdueshme".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›