E Shtunë, 31 Tetor 2026

Igli Tare, zgjim me gol ne Serine A

Bledar KUKA
TIRANE - Nuk kishte shenuar qe nga sezonit 2005-2006, kur ne 22 ndeshje aktivizim realizoi 3 gola. Me 2006-2007 dhe ne pjesen e pare te sezonit te tanishem Igli Tare ishte ne thatesire te plote, madje duke luajtur pak, vetem 18 ndeshje gjithsej. Por dje, ish-kapiteni I kombetares shqiptare shenoi nje gol te rendesishem per Lacion, kur skuadra bardhekalter dukej e mposhtur ne Palermo. Vendasit kryesonin 2-0 dhe kryeqytetasit mbeten me 10 vete, por fillimisht shenuan nje gol dhe me pas Igli u dha piken. Tashme per te jane 32 gola ne Serine A, ne 8 sezone radhazi, ku ka luajtur 171 ndeshje. Jo nje mesatare e shkelqyer, por sidoqofte nje kembengulje e forte e shqiptarit per te fituar nje vend ne skuadren e Delio Rosit.
Ndeshja ne Palermo ishte teper e veshtire, perballe skuadres se ringjallur te Guidolinit. Fillimisht Lacio provoi te shenonte ne 24' me Firmanin, porn e 34' shenoi Simplisio. Pas nervozizmit te fundit te pjeses se pare, sapo nisi e dyta sulmuesi Amauri shenoi golin e dyte per Palermon. Mikoli ndihmoi me pasimin e tij, ndersa Amauri kaloi gjithe gjysmefushen me vrap duke shnderruar kundersulmin ne gol. Lacio mbetet shume keq dhe Rosi hedh ne fushe Taren per Makinuan. Reagimi erdhi dhe ne 59' shenoi Firmani, qe humbi edhe nje rast te mire per barazim. Sidoqofte, Lacio duhet t'I falet pikerisht Amaurit qe humbi penalltine ne 75', 11-metersh qe e fitoi po vete. Fat I madh, sepse ne ate aksion mbrojtesi Sivilja mori kartonin e kuq dhe miqte mbeten me 10 vete.
Dhjete minuta para fundit, gjigandi bardhekalter doli I vetem para portes palermitane dhe shenoi ne krahun e majte te portes se Aliardit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›