Perparim Hetemaj jashte AEK-ut
Edhe pse eshte sheruar plotesisht, futbollisti kosovar me nenshtetesi te Finlandes, Perparim Hetemaj, vazhdon te mos aktivizohet ne perberjen e pare te AEK-ut. Ai nuk e di se cfare eshte duke ndodhur me te. "Jam duke stervitur vazhdimisht. Po luaj vetem per skuadren e dyte te AEK-ut. Po luaj mjaft mire, madje edhe ne kombetare po luaj, mirepo nuk e di cfare po ndodh ne klub. Nuk e di pse nuk po aktivizohem me skuadren e pare, ku luajta me sukses deri para lendimit. Ndoshta eshte per shkak te konkurrences se forte", - ka thene per "Infopress", Hetemaj permes postes elektronike. Trajneri spanjoll i AEK-ut, Serra Ferrer, nuk e ka ftuar per kryendeshjen e se dieles ndaj Olimpiakosit. "Trajneri nuk me ka thirrur. Neser (sot) do te luaj kunder Olimpiakosit, mirepo me ekipin e dyte", - ka shtuar futbollisti i lindur ne Skenderaj. Sipas tij, pas nje muaji do te dihet se a do te mbese edhe vitin e ardhshem ne klub apo jo. "Edhe pse nuk kam oferta momentalisht, pas nje muaji mund ta di se a do te mbetem akoma ne AEK apo jo". Hetemaj, i cili me 12 dhjetor ka mbushur 21 vjec, kishte thyer kemben ne muajin shkurt te ketij viti, ne debutimin e tij ne perfaqesuesen e Finlandes ndaj Skocise. Ne AEK ka kaluar veren e kaluar nga Helsinki per 450 mije euro. Pervec ndeshjeve ne kampionatin grek, eshte paraqitur edhe ne Ligen e Kampioneve.