E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN jep mandaten

Fondi Monetar Nderkombetar paralajmeroi dje krize te rende energjetike ne Shqiperi, per shkak te politikave qe ndiqen nga qeveria dhe nga KESH-i, ku paralajmeroi mungese te investimeve ne infrastrukture per shkak te kushtueshmerise se rruges Durres-Kukes, si dhe mospajtim per nivelin e rritur te inflacionit qe nga muaji shtator i ketij viti.
Shefi i Misionit te Fondit Monetar per vendin tone, Geruin Bell, ka paralajmeruar se kriza energjetike do te veshtiresohet edhe me shume, ne rast se nuk merren masa te menjehershme nga zyrtaret. Bell i rekomandon qeverise dhe KESH-it, se e vetmja menyre per te shmangur goditjet nga kriza energjetike, eshte rritja e cmimit te energjise dhe ajo e nivelit te arketimeve. Po ashtu, shefi i misionit te FMN-se ka theksuar se mungesa e energjise eshte nje nga shkaqet kryesore te nivelit te larte te inflacionit mbi 3 per qind, qe eshte ne vend qe nga muaji gusht. Duke u ndalur me konkretisht te kriza energjetike, Bell eshte shprehur qe ka tendenca te behet me e veshtire situata nese nuk merren masa te shpejta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›