E Diel, 1 Nëntor 2026

Frederik Ndoci: Korrupsioni ka ulur interesin për Festivalin

Share

Këngëtari i njohur, Frederik Ndoci, në një intervistë për GSH, ka folur në lidhje me Festivalin jubile në Televizionin Publik Shqiptar. Sivjet është 50 vjetori i tij, ndaj dhe Ndoci thotë se do marrë pjesë thjesht si një dedikim ndaj një skene që u bë altar i fillimeve të artit. Por ai thotë se interesi për Festivalin ka rënë për shkak të jurive të korruptuara. Sigurisht dihet që nuk ka 10 çmime të para, ka vetëm një dhe unë në vitin 2006 dhe doktor Berisha që i shpallëm luftë korrupsionit, më bëri që të shpartalloj mjeshtrat e korrupsionit atë vit. Dihet që në art ka shumë, madje aq shumë sa që vërtet e kanë bërë festivalin të mos ketë atë interes që ka pasur njëherë e një kohë kur ishte vërtet festival. Më vjen keq nëse juria korruptohet. Përderisa nuk e keni parë Frederik Ndocin në asnjë juri, kjo është shumë domethënëse, sepse mua nuk më blen askush me çelësa hyrjesh dhe para për shkelje. Në art unë kurrsesi nuk pranoj të shkel dinjitetin e asnjë artisti sepse mallkimi i Zotit është konkret, tha Ndoci.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›