E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, sekuestrohen rreth 300 kg hashash

Policia e Gjirokastrës zbuloi dhe sekuestroi një sasi hashashi, poseduesin e së cilës e vuri në pranga gjatë operacionit të koduar  “Fillimi”.

Gjatë natës duke u gdhirë e mërkurë, në Dragot të Përmetit, policia ndaloi një mjet tip furgon drejtuar nga shtetasi Petrit Telharaj, 40 vjec, banues ne Tiranë, nisur nga informacionet paraprake se në makinën e tij transportohej hashash.

Gjatë kontrollit në makinën e Telharajt u gjetën jo pak por 296 kg marihuane e presuar e ndare ne disa pako.

Policia dyshon se lënda narkotike që u gjet në mjetin e 40-vjecarit ishte marrë në Lazarat dhe po cohej në Përmet, por po heton intesivisht për të gjetur lidhjet e poseduesit të drogës me persona të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›