“Freedom House” publikon lirinë në planet
Organizata “Freedom House” ka publikuar dje raportin e saj në lidhje me lirinë në botë. Sipas këtij raporti, gjatë vitit 2009, bota nuk ka njohur një përmirësim të ndjeshëm në liri. Raporti përcakton se në Shqipëri ka të njëjtat rezultate të vitit 2008, një vend me zgjedhje parlamentare demokratike dhe një vend pjesërisht i lirë. Shqipëria cilësohet si “party free” dhe në këtë kategori bëjnë pjesë 62 vende në botë ose 32 për e shteteve që përmbajnë rreth 20 për qind të popullsisë së botës. Raporti thotë se 42 vende në botë kanë shënuar regres në liri si në të drejtat politike dhe ato civile. Shtete të tilla si Koreja e Veriut, Turkmenistani, Uzbekistani, Libia, Sudani, Burma, Somalia etj. kanë shënuar rezultate me negative. Për sa u përket vendeve të Lindjes, raporti cilëson se pothuaj të gjitha vendet ish-komuniste nuk kanë shënuar diçka konkrete për rritjen e lirisë së tyre, por kanë ruajtur të njëjtat parametra. Në Azi raporti thotë se ka pasur një progres të lehtë, kryesisht në vendet e jugut në këtë kontinent. Disa vende tashmë kanë nisur zgjedhje të lira. Vende të tilla si Pakistani, ishujt Maldive, Butani kanë shënuar një progres të lehtë, ndërsa është rritur liria më tej në Nepal, Kashmir, Majlazi dhe Tailandë. Progres ka pasur edhe në Afganistan, Burma, Fixhi, Giunea e Re, Singapor dhe Tibet. Raporti cilëson se Kina komuniste ende nuk po zbaton reforma në fushën e të drejtave të njeriut, edhe pse presionet ndaj saj u rritën gjatë lojërave olimpike.