Kryeprokurorja e Republikës, Ina Rama, hesht përballë megakorrupsionit të George Soros me aktivitetin e tij kriminal 228 milionë usd

/>Prej disa ditësh gazeta SOT ka zbardhur për lexuesit e saj të plotë megaskandalin financiar të organizuar nga George Soros. Nëpërmjet krijimit të fondacionit Besa, fondacioni Soros, po kryen një krim të hapur ekonomik i cili është i dënueshëm nga ligji për Bankën e Shqipërisë nr 9662 neni 90. Ky fondacion ka dhënë 228 milionë dollarë kredi për qytetarët duke qenë një skemë e mirëfilltë piramidale e palicencuar nga shteti shqiptar. Sipas këtij neni, konsiderohet veprimtari kriminale çdo aktivitet financiar i palicencuar nga Banka e Shqipërisë.
Neni 54 i ligjit 9662 e përcakton më së miri se kush konsiderohen subjekte që zhvillojnë aktivitet financiar duke saktësuar me terma kriteret e zhvillimit të aktivitetit. Gjithashtu është neni 126 i ligjit nr 9662 i cili përcakton edhe veprimtarinë e subjekteve çobanka. Fondacioni Besa sipas të gjitha dokumentacioneve që ka paraqitur gazeta SOT rezulton të jetë i palicencuar nga Banka e Shqipërisë. Raporti i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i cili ka pasqyruar mungesën e licencës së fondacionit Besa, ka justifikuar mungesë e licencës së fondacionit me kërkesën e cila justifikon aktivitetin e paligjshëm të tij. Në fakt ky fondacion ka shkelur ligji për OJF, duke zhvilluar një aktivitet tregtar si dhe krijuar një SH.A të paligjshme e cila operon me paratë e këtij fondacioni të cilat janë dhënë nga paratë e shqiptarëve për të stimuluar bizneset e vogla në zonat urbane. Pa i hyrë veprimtarisë së këtij subjekti, përsa i përket kushteve të kreditimit dhe shkeljes së kritereve të cilat kishin të bënin me financimin e bizneseve, ky fondacion në mënyrë legale ka punuar ilegalisht duke thyer disa ligje të shtetit shqiptar. Prej dy vjetësh ky fondacion i mbështetur nga guvernatori Fullani ka ushtruar veprimtarinë e tij antiligjore i pa ngacmuar nga asnjë institucion i cili ka për detyrë të kontrollojë veprimtaritë kriminale. Megjithëse gazeta Sot ka mbi një javë që ka hapur dhe ka zbardhur veprimtarinë kriminale të këtij fondacioni, Prokuroria e Shqipërisë më në krye kryeprokuroren Ina Rama nuk kanë ndërmarrë as demarshin më të vogël për të nisur hetimin dhe bllokimin e këtij aktiviteti kriminal. Kryeprokurorja e Shqipërisë, kur i interesonte politikisht ndërhyri brenda dy orësh për të dhënë urdhrin e ndalimit të biznesmenit Fazlliç, ashtu siç edhe ndërhyri në sekuestrimin e pasurisë të këtij personi ( që tregoi se kishte integritet), mund të ndërhynte edhe në këtë çështje. Por edhe kryeprokurorja Rama po tregon se është subjekt politik dhe jo institucion i pavarur, duke marrë në mënyrë skandaloze në mbrojtje një nga krimet më të mëdha financiare që ndodh në Shqipëri. Kryeprokurorja e Republikës i la kohën e mjaftueshme guvernatorit Fullani dhe fondacionit Besa, pronë të George Soros të nxirrnin një licencë që nuk ekziston në asnjë mbledhje të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Tashmë krimi ekonomik me të gjithë suportin e tij, ka ndërmarrë hapat e legalizimit pa u ndjerë i kërcënuar nga kryeprokurorja politike Ina Rama. Tashmë organi i akuzës është bërë pjesë e këtij klani që po kryen një veprimtari kriminale në mes të ditës i palegalizuar dhe i palicencuar nga shteti shqiptar. Fondacioni Besa ka tashmë në dorë një licencë që guvernatori i Bankës ja ka dhuruar në datën 12.01.2009. Kryeprokurorja e Shqipërisë, e cila është prudente në shumë veprime të cilat politizojnë qëndrimin e institucionit që ajo përfaqëson, me heshtjen e saj komprometon pavarësinë e saj ndaj krimit financiar të kryer nga skema piramidale Soros. Gazeta Sot ka disa ditë që zbardh për publikun shqiptar një skemë mafioze kriminale, duke qenë krejt e vetme përballë presioneve të këtij organizmi i cili ka disa ditë që organizon veprime censuruese deri edhe në prerjen e energjisë elektrike ne shtypshkronjë. Është e vërtetë që opinioni mediatik ka shënjestër të orkestruar nga dirigjentët politikë të cilët mundohen të fshehin hijen e rëndë të këtij skandali. Është e vërtetë që politika shqiptare është e përfshirë në këtë skemë duke filluar me ministrat e Berishës Ruli dhe Bode, duke përfunduar te përfshirja e kreut të opozitës Edi Rama. shumëkush mendon se me heshtjen mund të mbyllin gojën e Sot, por do të ndihen shumë herë më të zbuluar nga shtypi ndërkombëtar i cili përgatitet të fillojë zbardhjen e këtij skandali. Është në nderin e Presidentit të Republikës Bamir Topi që të kërkojë nisjen sa më shpejt të hetimit të këtij skandali, pasi çdo veprim i mëtejshëm e implikon në këtë skemë piramidale, të cilën e ka kurorëzuar me emërimin e kryetares së Bordit Soros Ariana Fullani, si antare e Gjykatës së Lartë.
Ja ligjet që ndalojnë aktivitetin dhe penalizojnë fondacionin Besa
LIGJI Nr. 9662, datë 18.12.2006 PËR BANKAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Neni 6
Ndalimet në ushtrimin e veprimtarisë bankare
1. Asnjë subjekt, përveç atyre të parashikuar në nenin 5 të këtij ligji, nuk lejohet të ushtrojë veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë.
2. Asnjë subjekt nuk lejohet të ushtrojë veprimtari bankare në territorin e Republikës së Shqipërisë pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë.
3. Asnjë subjekt i licencuar nga Banka e Shqipërisë nuk mund të ushtrojë veprimtari bankare jashtë atyre të përcaktuara në aneksin e licencës.
4. Asnjë subjekt nuk mund të përdorë fjalën bankë ose fjalë të prejardhura prej saj në ushtrimin e veprimtarisë tregtare ose në veprime promocionale, pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë. Përjashtim bëjnë rastet kur parashikohet ndryshe në ligj ose në marrëveshjet ndërkombëtare apo kur bëhet e qartë nga përmbajtja se fjala bankë ose fjalë të prejardhura prej saj nuk kanë lidhje me veprimtarinë bankare.
5. Asnjë subjekt, emri i të cilit lidhet me fjalën bankë dhe fjalë të prejardhura prej saj, i cili nuk ka marrë miratimin paraprak të Bankës së Shqipërisë.
Neni 54
Veprimtaritë bankare dhe financiare
2. Veprimtari financiare konsiderohen:
a) të gjitha format e kredidhënies, duke përfshirë edhe kredinë konsumatore e kredinë hipotekore;
b) factoring-un dhe financimin e transaksioneve tregtare; c) qiranë financiare;
ç) të gjitha shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave, duke përfshirë kartat e kreditit dhe të debitit, çeqet e udhëtarit, çeqet bankare dhe kartat e pagesës;
d) ofrimin e garancive dhe marrjen e angazhimeve;
dh) tregtimin për llogari të saj ose për llogari të klientëve, qoftë dhe në një këmbim valutor, në një treg të vetorganizuar (OTC) ose ndryshe, si më poshtë:
i) instrumente të tregut të parasë (çeqe, dëftesa, çertifikata të depozitave etj.),
ii) këmbim valutor,
iii) produkte derivative (instrumente derivative), duke përfshirë, midis të tjerave, kontrata të së ardhmes (futures) dhe kontrata me opsione (options),
iv) instrumente të këmbimeve valutore dhe instrumente për vlerësimin e normës së interesit, duke përfshirë këtu produkte të tilla, si marrëveshje sëap dhe marrëveshje që përcaktojnë vlerën e interesit në të ardhmen, v) letra me vlerë të transferueshme, vi) instrumente të tjera të negociueshme dhe aktive financiare, duke përfshirë veprimet me arin, vii) pjesëmarrjen në emetimin e të gjitha llojeve të letrave me vlerë, duke përfshirë nënshkrimin dhe vendosjen si agjent (si publik, ashtu edhe privat) dhe kryerjen e shërbimeve lidhur me këto emetime;
e) ndërmjetësimin për transaksionet monetare të mëposhtme:
i) administrimin e aktiveve të tilla, si administrimi i parave dhe i portofolit, administrimi i fondeve, marrja në kujdestari, shërbimet depozituese dhe të besimit,
ii) shërbimin për kompensimin dhe shlyerjen e pagesave të aktiveve financiare, duke përfshirë letrat me vlerë, produktet derivative dhe instrumente të tjera të negociueshme,
iii) sigurimin dhe transferimin e informacionit financiar, si dhe përpunimin e të dhënave financiare e të programeve që kanë lidhje me të, nga furnizuesit e shërbimeve të tjera financiare;
ë) shërbimet këshilluese, ndërmjetëse dhe shërbime të tjera ndihmëse për të gjitha veprimtaritë e listuara në shkronjat a deri ë të kët