E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-guvernatori i Illinoisit shpallet fajtor për korrusion

Në gjyqin e dytë kundër tij në gjykatën federale të Çikagos, Blagojevich u shpall fajtor për 17 nga 20 akuzat e ngritura kundër tij.

Ai është shpallur fajtor po ashtu se u përpoq të rrëmbente fonde nga një ekzekutiv spitali.

Demokrati ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2008 dhe është dëbuar nga zyra muajin pasardhës. Ai më parë ishte shpallur fajtor edhe për gënjimin e investiguesve.

BBC bën me dije se Blagojevich përballet me një dënim deri me 300 vjet burg.

Ai është guvernatori i dytë i Illinoisit, i cili dënohet për krime federale. Paraardhësi i tij, republikani George Ryan, aktualisht po mbahet në një burg federal./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-28 11:11
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›