Konsultimet e para qeveritare të Gjermanisë me Kinën

Nën drejtimin e kancelares, Angela Merkel dhe të kryeministrit kinez, Wen Jiabao në anën gjermane marrin pjesë në konsultime dhjetë ministra dhe në atë kineze 13, raporton DW-ja.
Përveç bisedimeve politike mbi çështje ekonomiko-monetare si dhe mbi transformimet në vendet arabe, do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje me porosi miliardëshe për sipërmarrjet gjermane.
Në hapje të një forumi të përbashkët ekonomik Wen pati kërkuar sjellje me respekt nga ana e evropianëve kundrejt Kinës. Vetëm pa përzierje në punët e brendshme dhe me respekt të ndërsjellë të dyja palët mund t'i tejkalojnë dallimet ideologjike, ato në sistemet politike e në modelin e zhvillimit, dhe të zhvillojnë një partneritet të barabartë, tha kryetari i qeverisë kineze./Start/
2011-06-28 13:20