Mitrovicë, situatë e qetë në 24-orët e fundit
Mitrovicë (start)-Në mbledhjen e Komitetit për Siguri në komunën e Mitrovicës, ku marrin pjesë përfaqësues të strukturave politike dhe atyre të sigurisë u tha sot se situata në veri të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka qenë e qetë dhe pa asnjë problem për sa i përket sigurisë. Përfaqësuesi i EULEX-it në këtë takim, Coenraad Ziekenoppasser, i cili kryen funksionin e këshilltarit të komandantit të stacionit jugor të policisë, tha se pjesëtarët e këtij misioni janë shpërndarë pa asnjë problem në gjithë vendin.
Ai falënderoi ushtarët e KFOR-it për mbështetjen që i kanë dhënë këtij misioni. Ziekenoppasser sqaroi edhe rolin që kanë pjesëtarët e EULEX-it në Kosovë, duke thënë se roli i tyre më tepër është këshillues përderisa vendorët mbajnë komandën, bën të ditur zyra e shtypit e komunës së Mitrovicës.
Një pjesë e mirë e takimit të komitetit të Sigurisë iu kushtua vendosjes së EULEX-it në Kosovë, duke përfshirë edhe veriun e vendit ku prej disa muajsh nuk funksionojnë institucionet vendore dhe ku kriminaliteti është zhvilluar pa pengesa.