Kosovë, Komunat do të bashkëpunojnë me EULEX
Prishtinë (start)-Kryetarët e Komunave të Kosovës kanë mirëpritur vendosjen e EULEX-it, gjithmonë nëse shtrirja e këtij misioni do të bëhet në përputhje me planin Ahtisari. Në një deklaratë të dhënë sot, theksohet që ky mision duhet të mbështesë qeverinë e Kosovës, autoritetet e Kosovës, në fushën e drejtësisë dhe sigurisë. Asociacioni i Komunave të Kosovës mirëpret vendosjen e misionit EULEX në Kosovë dhe zotohen për bashkëpunim në pajtim me Kushtetutën e vendit.
“Komunat e Kosovës zotohen të bashkëpunojnë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me angazhimet e përbashkëta me komunitetin ndërkombëtar për pacënueshmërinë e territorit të Republikës së Kosovës"-vijon më tej deklarata.
"Edhe më parë, ne kryetarët e komunave patëm deklaruar se Kosova dhe qytetarët e saj e kanë mirëpritur ardhjen e misionit të EULEX-it në Kosovës dhe shtrirjen e tij në të gjithë territorin e Kosovës, ashtu siç është konceptuar nga SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe institucionet tona në ndihmesë të vendosjes së rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Repubikës së Kosovës", thuhet në deklaratën e nënshkruar në emër të kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës nga Bajram Rexhepi , kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.