Freizer :Serbia të mos pengojë zhvillimin e Kosovës
Njohja e Kosovës nuk është kusht për integrimet evropiane të Serbisë, por Serbia duhet të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe nuk duhet të pengojë zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës, ka deklaruar Sabine Freizer, drejtore për Evropën në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
Gjithashtu Freizer ka thënë se duhet të gjendet një mënyrë që në të ardhmen, në forumet rajonale, në të njëjtën tavolinë të ulen përfaqësuesit nga Serbia dhe ata nga Kosova.
Në muajin qershor të këtij viti, në Sarajevë, Spanja do të organizojë një samit të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe sipas saj, është shumë e rëndësishme që Serbia - si lider i rajonit - të jetë pjesë e këtij takimi.