Frenk Lampard: Interin e refuzova prej nënës
Frenk Lampard pohoi se gjatë verës së kaluar ishte shumë
pranë transferimit tek Interi. Mesfushori i përfaqësueses
angleze ishte objektivi kryesor në merkato i trajnerit Hoze Murinjo,
menjëherë pas emërimit të tij te zikaltërit. Lampard pranoi
se pasi mamaja u nda nga jeta në prill, ai po mendonte
seriozisht të largohej nga "Stemford Brixh". "Për një moment,
kërkova të largohem nga Çelsi. Nuk mund ta pranoja idenë se
do të luaja në Londër dhe nëna ime nuk do të ishte në stadium",
deklaroi ai. "Interi është një skuadër e madhe, por do të
kishte qenë e gabuar po të largohesh për këtë arsye. Nuk doja
që nëna ime të bëhej shkak për ‘divorcin‘ nga Çelsi".