Paparesta: Moxhi nuk më kyçi në dhomë
Kur kanë kaluar afro dy vjet e
gjysmë nga skandali "Cal
ciopoli", vazhdojnë të dalin
detaje që hedhin poshtë sistemin
e ngritur nga Luçiano Moxhi.
Tashmë, edhe gjyqtari Paparesta
"korrigjon" një prej etapave më të
njohura të çështjes: mbylljen e tij
në dhomat e zhveshjes nga ishdrejtuesi
i Juventusit në përfundim
të ndeshjes Rexhina-Juventus.
"Moxhi dhe Xhiraudo hynë të
nervozuar dhe po ankoheshin për
mënyrën sesi drejtova ndeshjen.
Megjithatë, askush nuk më kyçi në
dhomat e zhveshjes", shpjegoi ishgjyqtari
në emisionin "Niente di
Personale" ("Asgjë Personale") të
televizionit "La7". "Ata u ankuan
në mënyrë të vendosur, vazhdoi
Paparesta, pasi nuk kisha akorduar
një penallti për Juventusin dhe
se duhej të anuloja golin e barazimit
në sekondat e fundit të takimit.
Mendoj se kjo konfirmon edhe
faktin se nuk isha ‘i nënshtruar‘.
Pas debatit, dy ish-drejtuesit u larguan,
ndërsa gabimi im i vetëm
është që nuk e përfshiva këtë episod
në raportin e ndeshjes".
Ky version ndryshon si nata me
ditën me ato që u përfolën në ditët
më të nxehta të skandalit të futbollit
në Serinë A. "Nuk bëhet fjalë
për versionin tim sesi rrodhën ngjarjet,
ky është realiteti, replikoi
ish-gjyqtari. Nuk ndodhesha
vetëm në dhomë, së bashku me
mua ishin edhe asistentët, gjyqtari
i katërt dhe vëzhguesi i ndeshjes.
Po të kishte ndodhur diçka tjetër,
dikush prej atyre që ishin të pranishëm
do ta kishte sinjalizuar". Më
tej, Paparesta nuk preferoi të komentonte
faktin se disa prej
kolegëve të tij, të cilët ishin përfshirë
në "Calciopoli", e që janë
ende në ndjekje penale nga
Prokuroria e Napolit, vazhdojnë të
jenë në aktivitet, ndërkohë që
çështja e tij është arkivuar. "Ka
momente kur pyes veten se çfarë
ka ndodhur që nuk po arbitroj më.
Nuk më interesojnë pozitat e
kolegëve të mi, të cilëve u uroj që
ashtu siç ndodhi me mua, t‘u
hiqet çdo akuzë. Përpara organeve
hetimore, tregova se nuk kisha asnjë
lidhje me skandalin. Tashmë
jam ‘i pastër‘ edhe në aspektin disiplinor
dhe vetëm Kolina
(përgjegjësi i gjyqtarëve në Federatën
Italiane) mund të vendosë
nëse do të rikthehem të arbitroj
apo jo. Vetëm ai e vlerëson nëse në
aspektin teknik jam në gjendje të
drejtoj sërish ndeshje".
Paparesta, i cili ndërkohë është
emëruar përgjegjësi i protokollit
të bashkëpunimit ndërmjet Komunave
të Barit dhe Milanos për
aktivitetin "Expo2015", foli edhe
për telefonatën që i bëri Moxhit
më 8 nëntor 2004, vetëm dy ditë
pas ndeshjes me Rexhinën. "Mendoj
se ai ishte gabimi im i vetëm. I
telefonova sepse në atë periudhë
filloi një fushatë e pabesueshme
mediatike, për të cilën ai mburrej.
Ishin të shumtë ata, madje edhe
pjesëtarë të shoqatës ku bëja
pjesë, të cilët më thoshin se duhej
të largohesha nga arbitrimi. Kjo
është arsyeja përse e morra në
telefon, pasi doja të flisja për këtë
çështje. Nëse Moxhi mendonte se
nuk isha në gjendje të vazhdoja
punën time si gjyqtar, duhej t‘i
drejtohej organeve kompetente, e
nëse ajo fushatë kundër meje do
të vazhdonte, do të kisha dhënë
dorëheqjen". Në fund ish-"bilbili"
shpjegoi edhe telefonatën me Leonardo
Meanin, njeriun që komunikonte
me gjyqtarët te klubi i
Milanit. "Profesioni im i parë ishte
teknik i materialeve komercialiste
dhe i telefonova menjëherë
pasi mësova se Bashkimi Evropian
mund të merrte masa ndëshkimore
ndaj Italisë se kishte shkelur
protokollin e Kiotos për energjitë
alternative. Fola me Meanin,
pasi presidenti i Milanit ishte
Kryeministri i vendit".
gjysmë nga skandali "Cal
ciopoli", vazhdojnë të dalin
detaje që hedhin poshtë sistemin
e ngritur nga Luçiano Moxhi.
Tashmë, edhe gjyqtari Paparesta
"korrigjon" një prej etapave më të
njohura të çështjes: mbylljen e tij
në dhomat e zhveshjes nga ishdrejtuesi
i Juventusit në përfundim
të ndeshjes Rexhina-Juventus.
"Moxhi dhe Xhiraudo hynë të
nervozuar dhe po ankoheshin për
mënyrën sesi drejtova ndeshjen.
Megjithatë, askush nuk më kyçi në
dhomat e zhveshjes", shpjegoi ishgjyqtari
në emisionin "Niente di
Personale" ("Asgjë Personale") të
televizionit "La7". "Ata u ankuan
në mënyrë të vendosur, vazhdoi
Paparesta, pasi nuk kisha akorduar
një penallti për Juventusin dhe
se duhej të anuloja golin e barazimit
në sekondat e fundit të takimit.
Mendoj se kjo konfirmon edhe
faktin se nuk isha ‘i nënshtruar‘.
Pas debatit, dy ish-drejtuesit u larguan,
ndërsa gabimi im i vetëm
është që nuk e përfshiva këtë episod
në raportin e ndeshjes".
Ky version ndryshon si nata me
ditën me ato që u përfolën në ditët
më të nxehta të skandalit të futbollit
në Serinë A. "Nuk bëhet fjalë
për versionin tim sesi rrodhën ngjarjet,
ky është realiteti, replikoi
ish-gjyqtari. Nuk ndodhesha
vetëm në dhomë, së bashku me
mua ishin edhe asistentët, gjyqtari
i katërt dhe vëzhguesi i ndeshjes.
Po të kishte ndodhur diçka tjetër,
dikush prej atyre që ishin të pranishëm
do ta kishte sinjalizuar". Më
tej, Paparesta nuk preferoi të komentonte
faktin se disa prej
kolegëve të tij, të cilët ishin përfshirë
në "Calciopoli", e që janë
ende në ndjekje penale nga
Prokuroria e Napolit, vazhdojnë të
jenë në aktivitet, ndërkohë që
çështja e tij është arkivuar. "Ka
momente kur pyes veten se çfarë
ka ndodhur që nuk po arbitroj më.
Nuk më interesojnë pozitat e
kolegëve të mi, të cilëve u uroj që
ashtu siç ndodhi me mua, t‘u
hiqet çdo akuzë. Përpara organeve
hetimore, tregova se nuk kisha asnjë
lidhje me skandalin. Tashmë
jam ‘i pastër‘ edhe në aspektin disiplinor
dhe vetëm Kolina
(përgjegjësi i gjyqtarëve në Federatën
Italiane) mund të vendosë
nëse do të rikthehem të arbitroj
apo jo. Vetëm ai e vlerëson nëse në
aspektin teknik jam në gjendje të
drejtoj sërish ndeshje".
Paparesta, i cili ndërkohë është
emëruar përgjegjësi i protokollit
të bashkëpunimit ndërmjet Komunave
të Barit dhe Milanos për
aktivitetin "Expo2015", foli edhe
për telefonatën që i bëri Moxhit
më 8 nëntor 2004, vetëm dy ditë
pas ndeshjes me Rexhinën. "Mendoj
se ai ishte gabimi im i vetëm. I
telefonova sepse në atë periudhë
filloi një fushatë e pabesueshme
mediatike, për të cilën ai mburrej.
Ishin të shumtë ata, madje edhe
pjesëtarë të shoqatës ku bëja
pjesë, të cilët më thoshin se duhej
të largohesha nga arbitrimi. Kjo
është arsyeja përse e morra në
telefon, pasi doja të flisja për këtë
çështje. Nëse Moxhi mendonte se
nuk isha në gjendje të vazhdoja
punën time si gjyqtar, duhej t‘i
drejtohej organeve kompetente, e
nëse ajo fushatë kundër meje do
të vazhdonte, do të kisha dhënë
dorëheqjen". Në fund ish-"bilbili"
shpjegoi edhe telefonatën me Leonardo
Meanin, njeriun që komunikonte
me gjyqtarët te klubi i
Milanit. "Profesioni im i parë ishte
teknik i materialeve komercialiste
dhe i telefonova menjëherë
pasi mësova se Bashkimi Evropian
mund të merrte masa ndëshkimore
ndaj Italisë se kishte shkelur
protokollin e Kiotos për energjitë
alternative. Fola me Meanin,
pasi presidenti i Milanit ishte
Kryeministri i vendit".