Serena Uilliams, mbretëresha e turneut "Australian Open"
Një prej finaleve më të shkurtra në histori i ka
dhuruar Serena Uilliams triumfin e katërt në
"Australian Open" dhe vendin e parë në klasifikimin
botëror që do të publikohet të hënën.
Përpara sfidës, të gjithë mendonin se mund të
përsëritej finalja e dy viteve më parë, ku tenistja
amerikane masakroi Maria Sharapovën (6-1, 6-2).
Dhe kështu ndodhi. Serenës i mjaftuan 59 minuta
për të nënshtruar Dinara Safinan, me rezultatin
6-0, 6-3. Rusja nuk arriti të rivalizonte në asnjë
moment dhe këtë fakt e konfirmojnë shifrat:
vetëm 28 pikë kundër 58 të Uilliams, e cila realizoi
23 goditje fituese dhe bëri vetëm 7 gabime. "Nuk
kam çfarë të them, deklaroi Safina, pasi nuk arrita
të qëndroja as një orë në fushë". E kundërta mund
të thuhet për Serenën, e cila nuk fitonte një turne
që prej "US Open" në shtator të vitit të kaluar. E
lumtur, ajo përshëndeti si gjithmonë familjen, tifozët
dhe sponsorët e shumtë të aktivitetit, që i
dorëzuan çmimin e parë me vlerë 1 milion euro
(dy milionë dollarë australianë). Në historinë e
"Australian Open", vetëm dy finale janë mbyllur me
më pak "geime"; pa llogaritur këtu finalet e ndërprera
për shkak dëmtimesh: dueli i vitit 1962, ku
Margaret Smith mundi bashkëkombësen Jan Lehan
dhe triumfi i Stefi Graf në vitin 1994, përballë
Arantksa Sançez, me rezultatin 6-0, 6-2. Ky është
titulli i dhjetë në "Grand Slam" për Serena Uilliams
(4 "Australian Open", 3 "US Open", 2 "Uimbëlldon"
dhe një "Roland Garros"). Sot zhvillohet finalja e
meshkujve, ku numri 1 i botës, Rafael Nadal, ka
përballë numrin 2, Roxher Federer.