E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastiset i biri i Mladiqit

Nga Express më 31 janar 2011 në ora 15:00

Policia serbe kontrolloi dje në mëngjes apartamentin në Beograd të djalit të Ratko Mladiqit, i arratisuri i kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare për krime lufte në Bosnje, tha për AFP-në një zëdhënës i prokurorisë serbe për krimet e luftës.

"Qëllim i këtij kontrolli ishte gjetja e provave ose gjurmëve që mund të ndihmojnë në lokalizimin dhe gjetjen e Ratko Mladiqit", deklaroi me telefon zëdhënësi, Bruno Vekariq.

Operacioni që zhvillohet me urdhrin e prokurorisë serbe për krimet e luftës, filloi orët e para të mëngjesit në apartamentin e Darko Mladiqit, djalit të Ratko Mladiqit.

Qeveria serbe vendosi në nëntor të japë 10 milionë euro shpërblim për çdo informacion që mund të çojë në arrestimin e ish-liderit ushtarak të serbëve të Bosnjës.

Ratko Mladiq dhe ish-zyrtari i serbëve në Kroaci, Goran Haxhiq, janë dy të arratisurit e fundit të kërkuar nga Tribunali për krime të luftës në Hagë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›