E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazira në Sudan

Nga Express më 31 janar 2011 në ora 14:30

Policia sudaneze u përlesh me studentët gjatë protestave kundër qeverisë në kryeqytetin e vendit, Khartoum.

Qindra studentë morën pjesë në protestë duke bërë thirrje kundër çmimeve të larta, qeverisë dhe presidentit Omar al-Bashir.

Dëshmitarët thanë se policia shpërndau një protestë afër pallatit presidencial dhe u përlesh me studentët në të paktën dy universitete. Në një nga shkollat, studentët gjuajtën me gurë policinë, të cilët u përgjigjen me gaz lotsjellës dhe i rrahën protestuesit me shkopinj gome.

Partia opozitare Umma theksoi se autoritetet kanë arrestuar rreth 40 protestues.

Studentët iu përgjigjën thirrjeve për demonstrata paqësore kundër qeverisë të transmetuara përmes internetit. Organizuesit e protestës thanë se ata u frymëzuan nga protestat që rrëzuan presidentin e Tunizisë dhe demonstratat që po vazhdojnë në Egjipt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›