E Shtunë, 31 Tetor 2026

Freskohet moti; Java e ardhshme, temperaturat 4 gradë celsius më pak

Rënia e temperaturave do të ndihet nga dita e sotme. Sipas parashikimit të meteorologëve, gjatë ditës së sotme dhe javës në vazhdim do të ketë rënie temperaturash ku më e theksuar do të jetë gjatë ditës së hënë ku termometri do të shënojë deri në 4 gradë më pak. I nxehti afrikan që kishte mbuluar të gjithë vendin do të lërë vendin një moti të freskët, i cili sipas meteorologëve, do të zgjasë vetëm disa ditë. Parashikimi i meteorologëve shpjegon një ulje të temperaturave minimale dhe maksimale me 3-4 gradë celsius. Temperaturat pritet të shkojnë deri në 32 gradë celsius, çka nuk e përjashton edhe mundësinë e reshjeve lokale në zonën veriore dhe verilindore të vendit. Rënia e temperaturave do të nisë nga dita e nesërme, por do të jetë shumë e lehtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›