E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia: Si do të ndërtohen dy parkingjet nëntokësore



Projekti për ndërtimin e dy parkingjeve nëntokësore ka hasur në kritika. Ndonëse pritet që të nisë puna, Bashkia e Tiranës shpjegon mënyrën se si do të ndërtohen parkingjet.

Realizimi i dy parkingjeve nëntokësore, përkatësisht në krahun verior të parkut “Rinia” dhe në sheshin “Italia”, në bazë të masterplanit të qendrës, i cili është hartuar me konkurs ndërkombëtar nga studioja franceze “Architecture Studio” në vitin 2003, është miratuar nga qeveria shqiptare në vitin 2004, është pronë e publikut prej 4 vjetësh, dhe prej vitesh i ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Lidhur me pyetjet se “përse do të prishet parku “Rinia”? Cili institucion e ka miratuar një projekt të tillë dhe përse ky projekt nuk i bëhet i njohur publikut?”,

nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, sqaron se “parku “Rinia” nuk do të prishet. Parkimi nëntokësor në zonën e këtij parku është parashikuar në anën veriore të tij, ku s’ka asnjë pemë, pikërisht që të mos pritet asnjë pemë ekzistuese”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›