E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në shtator, fushatë e re antiduhan

ISHP

Më se të vetëdijshëm që ligji antiduhan ka dështuar në vendin tonë, gjithsesi për drejtuesit e Institutit të Shëndetit Publik ia vlen edhe një përpjekje. Fushatë antiduhan është forma e re e zgjedhur për të sensibilizuar qytetarët që të zbatojnë këtë ligj. Kjo pritet që të fillojë në muajin shtator duke u shtrirë në të gjithë vendin.

Fushata

Në lokale, bare, shkolla, institucione publike, madje edhe në spitale, tymi i duhanit prek tavanin. Megjithëse masat e marra nga zbatuesit e këtij ligji për zbatimin e tij duket se edhe ato nuk kanë qenë të vlefshme.

Inspektorët e drejtorive të Shëndetit publik rendin çdo ditë nëpër bare dhe lokale për të inspektuar zbatueshmërinë e tij, madje duke vënë edhe gjoba. Por mungesa e vjelësve të tyre ka bërë që ato të mbeten vetëm në letër.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, shprehet se janë të shumta shkeljet e konstatuara nga inspektorët, edhe pse janë vendosur disa gjoba.

Sipas Yllit, nga muaji shtator do të nisë një tjetër fushatë e madhe antiduhan për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe për të ndëshkuar bizneset që shkelin ligjin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›