Bardh e zi, mbret në fotografi
Mund ta konsiderojmë si një ndër të paktat mënyra për të ndalur kohën. Fotografia është arti që mbart vlerën e mijëra fjalëve, nëpërmjet së cilës në çdo kohë a moment, dhuron apo merr emocione të veçanta. Arti që fragmentarizon copëza të ndryshme të jetës, ajo pjesëz e vogël prej kartoni, shpesh edhe e kornizuar, është ajo që na bën “të jetojmë gjithmonë” edhe pas shumë vitesh. Por cili është historiku i fotografisë në Shqipëri? Si ka evoluar? Pse shqiptarët sot janë fanatikë të një fotoje me ngjyra, shumë ngjyra, ndoshta duke dalë jo rrallë edhe nga vetvetja me ndërhyrjen e programeve të avancuara kompjuterike, ku në gjuhën profesionale njihet ndryshe “photoshop”, programi që kryeson sot nëpër çdo studio fotografike në kryeqytet e jashtë tij? Si e shohin sot shqiptarët fotografinë bardh e zi, ku para periudhës së tranzicionit ishte e vetmja metodë për të ruajtur kujtimet më të bukura ndër vite?
Fotografia para ‘90-ës
Nëse në një ditë të veçantë, në periudhën e komunizmit do të duhej të ecje një ditë rrugë për të bërë një foto në studiot përkatëse, sot nuk ke nevojë as ta mendosh këtë gjë. Pothuajse të gjithë shqiptarët tashmë janë të pajisur me nga një aparat fotografik në ambientet e shtëpive të tyre. E në këtë mënyrë, askush nuk e sheh shumë të nevojshme një vizitë në studiot e fotografike, përveç atyre rasteve kur duam një apo disa foto me përmasa të specifikuara si ato të dokumenteve, pasaportave, patentave etj. Por jo vetëm kjo. Edhe nëse një aparat fotografik mund të mos jetë edhe shumë praktik në momentet e ndryshme ku gjendemi, zgjidhja është shndërruar në një fenomen shumë të përhapur. Janë më tepër të rinjtë, adoleshentë, apo shpesh edhe ata që i përkasin dhe e kalojnë moshën e pjekurisë, përdoruesit e metodës më të përhapur kohët e fundit. Fotografi me celularë të pajisur me programin e njohur “bluetooth”. Mjafton të shtypësh “ok” në tastierën e aparatit celular pasi të jesh gati dhe kur buzëqeshja të rrezatojë në fytyrë. Ndërsa në vitet e para ‘90-ës, duhej të përdorje një veshje më të rafinuar e më të bukur se në ditët e së përditshmes, me një buzëqeshje të mbërthyer, e me sy ndoshta edhe disi të trembur para blicit të stërmadh, e prisnin që e gjithë fytyra e tyre të ndriçohej nga shkëlqimi i shkrepjes së aparaturës “së çuditshme”. Sot këto raste mund të kujtohen më tepër si momente qesharake. Një motiv më shumë për të bërë një tjetër foto “të buzëqeshur”.
Fotografia bardh e zi
Të jesh në fokusin e një fotografie në të cilën fokusojnë vetëm dy ngjyra, bardh e zi, do të thotë shumë sipas ish-pedagogut të fotografisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, në degën e Gazetarisë, Petrit Omeri. Menjëherë pas ndërrimit të sistemit komunist, edhe arti i fotografisë mori një tjetër drejtim, ashtu si shumë fusha të tjera kulturore. Është më se e evidente që gjatë kësaj periudhe kohore ishte vetëm fotografia me dy ngjyra, e vetmja që njihej dhe sigurisht ajo që përdorej. Ndërsa fotoja me ngjyra, për pjesën dërmuese të popullsisë ishte më shumë ende në rangun e një spekulimi. “Fotografitë me ngjyra në vitet e para ‘90-ës ishin të preferuara dhe të përdorshme vetëm nga njerëzit e privilegjuar dhe me pushtet. Gjithashtu kjo lloj fotografie njihej edhe në Agjencinë Telegrafike Shqiptare prej fotoreporterëve të asaj kohe”, - është shprehur ish-profesori i fotografisë Petrit Omeri gjatë një bashkëbisedimi. Pra, nëse është vënë re një devijim i ndjeshëm i preferencës së llojit të fotografisë në periudhën e tranzicionit, është ndryshimi i sistemeve arsyeja kryesore për ish-pedagogun në fjalë. “Dy ngjyrat bardh e zi janë mbretër të fotografisë”, - thekson ai më tej, për të na sqaruar edhe më shumë se cila është rëndësia e një fotografie dydimensionale, duke treguar se kjo dukuri ka qenë dhe është ende shumë e përhapur në botën perëndimore.
Por çfarë është më saktë një fotografi e ashtuquajtur “pa ngjyra”?
Një foto dyngjyrëshe bardh dhe zi është e njohur dhe e përdorur më tepër në botën e artit, ndërsa ato me ngjyra tashmë janë shndërruar në diçka krejtësisht të zakonshme. Janë aktorët, fotomodelet e pasarelave, këngëtare të ndryshme me rang ndërkombëtar apo misset ose njerëz të tjerë të fushave të ngjashme fanatikët e një fotografie ku objekti i fokusuar ndërtohet vetëm prej dy ngjyrash. “Janë më tepër njerëzit e artit ata që përdorin më së shumti këtë lloj fotoje. Ndryshe mund të quhet edhe fotografia portret ku nëpërmjet saj vihet edhe më shumë theksi tek jetëgjatësia apo duke i dhënë edhe më shumë nuanca rrudhës së fytyrës”, - na thotë profesor Petriti.
Fotografia me ngjyra mund të formojë imazhe si transparencë pozitive, që përdoren për t’u parë në një projektor ose si negativë me ngjyra, të prodhuara për t’u përdorur në krijimin e fotove të zmadhuara me ngjyra në fletë të veçanta fotografike. “Ngjyra ka meritat e veta”, - thotë Omeri. Na sqaron se jo të gjitha fotografitë mund të kenë një mesazh të qartë kur janë të një lloji bardh e zi. Jo vetëm portretet e një personi, por edhe shumë fotografi ku objektivi fokuson peizazhe, natyrë, panorama, qytete kërkojnë patjetër larminë dhe dendurinë e ngjyrave sepse në këtë mënyrë do të jemi edhe më realistë e të plotë në realizmin e një fotoje.
Foto dixhitale
Një nga tiparet më të theksuara të adaptuara nga shqiptarët pas viteve ‘90 kanë qenë aparaturat dixhitale. Është fjala jo vetëm për mjetet elektronike që shërbejnë në ambiente mediatike, por edhe në një studio fotografie. Një ndër mënyrat më të përdorura nga të gjithë shqiptarët menjëherë pas vënies në përdorim të kësaj lloj teknologjie është fotografia e dixhitalizuar. Nëse mendoni se të gjithë shokët apo shoqet tuaja janë aq të bukur sa duken në një foto, mund ta keni gabim. Është efekti që të jep programi i njohur “photoshop” në çdo studio fotografie. Ndërhyrjet kompjuterike duke shmangur për pak minuta kohë të gjitha defektet e padëshirueshme të fytyrës apo ndonjë pjese tjetër të trupit vijojnë vetëm falë teknologjisë së avancuar. Por kjo ka edhe anët e saj negative. “Fotografia shqiptare në një kohë shumë të shkurtër ka kaluar nga faza primitive apo manuale, në atë dixhitale. Por kjo ka dhënë shumë anë jo të mira”, - thotë profesor Omeri, duke shtuar se duke përdorur këtë lloj fotografie, ne shumë lehtë do të humbim fizionominë tonë. Pra, na bën të mendojmë se nuk ngjajmë shumë me veten tonë”.
Fotografia dixhitale përdor një sensor elektronik për të regjistruar imazhe si të dhëna elektronike në të njëjtën mënyrë se si procesi kimik regjistron imazhe në film. Disa mjete të tjera si për shembull celularët tani përfshijnë një aparat të tillë të ngjashëm dixhital përbrenda tyre.
Historiku
Historia i fotografisë shqiptare është gati 150-vjeçar. Fototeka “Marubi” në Shkodër përfshin rreth 150.000 fotografi, shumë prej tyre me një rëndësi të dukshme historike, artistike dhe kulturore. U përpilua nga tre breza fotografësh. Pjetër Marubi (Pietro Marubbi, 1834-1903) ishte piktor dhe fotograf italian i cili, si përkrahës i Garibaldit, u detyrua të ikte nga Piaçenca e Italisë për arsye politike dhe gjeti strehim në Shkodër rreth vitit 1850. Aty, themeloi dyqanin “Foto Marubi” me disa aparate fotografike që i kishte sjellë me vete. Fotografitë më të vjetra të koleksionit janë nga vitet 1858-1859. Më vonë, pas vdekjes së Pjetrit, e mori në trashëgim firmën familjare dhe u bë i njohur si Kel Marubi. Keli mësoi të përdorte efekte të posaçme dhe të përpunonte negativat. Gjithashtu, filloi të fotografonte jashtë studios me aparate më bashkëkohore.
Lidhur ngushtë me familjen Marubi, ishte fotografi dhe piktori Kolë Idromeno (1860-1939) i Shkodrës. Me mbështetjen e Pjetër Marubit, prej të cilit mësoi artin e fotografisë, ai shkoi në Venedik në vitin 1875 për të studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura. Në vitin 1883, Idromeno hapi një fotostudio me aparate fotografike të marra nga shoqata Pathé në Francë. Në vitin 1912, importoi për herë të parë në Shqipëri aparate filmike dhe shfaqi filma. Në gusht të atij viti, firmosi një kontratë me shoqatën “Josef Strauber” në Austri për të krijuar atë që mund të quhet kinemaja e parë në Shqipëri.
Në Shqipëri janë edhe koleksionet e Shan Picit me rreth 70.000 fotografi, të Dedë Jakovës me rreth 50.000 fotografi dhe të Raboshtës, të gjitha të lidhura ngushtë me shkollën e Marubit në Shkodër. Koleksione të tjera të rëndësishme të fotografisë së hershme ndodhen në Korçë. Ndër ato janë veprat e Petro Dhimitrit 1861-1946, të Kristaq Sulidhit, të Vani Burdës së Bukureshtit i cili hapi një fotostudio në Korçë në vitet 1920 e shumë të tjerë.
Fotografia e parë konsiderohet të jetë një imazh i prodhuar në vitin 1825 nga shpikësi francez Nicéphore Niépce në një pllakë të shndritshme të mbuluar me një derivat të karburantit të quajtur bitum i Judës. Ky imazh është prodhuar me një aparat dhe janë nevojitur 8 orë ekspozim nën dritë të fortë dielli për realizimin e tij. Sidoqoftë, ky proces nuk ishte shumë i efektshëm dhe për këtë arsye Niépce filloi eksperimentimin me përbërje të argjendit i bazuar në një zbulim te Johann Heinrich Schultz të vitit 1724 që thoshte se përbërja e argjendit dhe shkumësit errësohet kur ekspozohet në dritë.